Panorama (Albania)

Nga drejtoresh­a e Tatimeve te psikologia flokëkuqe, si më ndihmon bashkëshor­ti për të shkruar skenaret

-

Nga drejtoresh­a bionde e Tatimeve, që fliste për shkelje flagrante e shifra, tani një psikologe kokëkuqe që jep këshilla për ndjenjat, seksin apo dilemat e jetës. Delinda Zhupa hyn nën lëkurën e shumë karakterev­e, nga një skaj në tjetrin, në netët e spektaklit të humorit “Portokalli”. Tashmë, si nënë e re e një djali, ajo rrëfen jetën e artistes që duhet të vrapojë për karrierë dhe njëkohësis­ht të ketë një familje të lumtur. Për fat, e ka bashkëshor­tin artist, i cili jo vetëm e kupton, por shpesh e frymëzon dhe e ndihmon për të shkruar skenaret e saj në “Portokalli”. Për jetën e një aktoreje jashtë skenës, Delinda rrëfehet për “Panorama Plus”.

Shumë role në spektaklin e humorit "Portokalli", duke filluar nga psikologia me flokët e kuqe, gruaja që tradhton burrin, apo deri tek e dashura e Nasit. Kë do të veçoje?

Shumë role janë në fakt, është e vërtetë. Kur kthej kokën pas, shoh shumë karaktere e shumë personazhe. Të gjithë i kam realizuar me shumë përkushtim, me shumë dashuri. Kështu që s’di të veçoj e të them këtë apo atë rol e kam më për zemër, pasi të gjithë i kam si fëmijët e i dua njësoj të gjithë personazhe­t. Kam marrë vlerësimin moral nga publiku për punën e bërë me këto personazhe, kështu që s’di kë të diferencoj apo ta ndaj nga të tjerët. Kam marrë emocione nga të gjithë dhe lus Zotin që të marr në çdo krijim tim të ri, që do të bëj, qoftë në teatër, por edhe në “Portokalli”.

Çfarë komentesh kanë për rolet dhe cilin ke më shumë për zemër?

Komentet janë pozitive, kështu që e përgjithsh­mja është e mirë. Ka dhe komente negative, por që më bëjnë mirë dhe ato, sepse më ndihmojnë të reflektoj për punën time, e të riparoj shumë gabime.

Dikur, bëre bujë si drejtoresh­a e Tatimeve në “Portokalli”, po tani ia ke vënë syrin ndonjë drejtoresh­e tjetër në administra­të, apo ministreje për ta imituar?

Syrin nuk ia kam vënë ende dikujt, po nëse do të jetë e nevojshme, pse jo?! Do t’i futem punës në laboratori­n tim krijues e të realizoj një personazh të imituar mirë.

Si grup aktorësh dukeni si një trup i vetëm në spektaklin e humorit, por a mund të veçosh miqtë, si dhe ata me të cilët nuk ke asnjë komunikim në "Portokalli"?

Siç e thatë dhe ju, ne jemi si një familje. Shkojmë mirë, ka dhe raste që debatojmë, por këto janë vogëlsira që ndodhin në çdo ambient pune, apo staf krijues. Komunikoj me të gjithë momentalis­ht.

Ndërkohë, je nënë e re e djalit Dasantin. Si e menaxhon kohën mes familjes dhe karrierës?

Fatmirësis­ht, kam familjen time, mamin që po më ndihmon në rritjen e Dasantinit. Është shumë e vështirë, pasi profesioni ynë është gjithë kohës në lëvizje dhe me prova. Kështu që përpiqem shumë, që kur jam e lirë, t’i dedikohem vetëm Dasantinit.

Dimë që partneri yt është po ashtu artist, pra, skenograf. Ndodh që për ndonjë rol apo skenë të të thotë: “Jo, këtë s'duhet ta bësh"?

Eldon, përveçse bashkëshor­t, e kam dhe një këshillues arti shumë të mirë. I besoj talentit të tij dhe ai u beson aftësive të mija. Gjithë kohës jemi bashkë, shkëmbejmë ide, diskutojmë, biem dakord. Ndodh që nuk biem dakord në shumë gjëra, por e rëndësishm­e është që ne arrijmë në përfundime konstrukti­ve. Nuk më ka thënë “jo” për ndonjë rol, pasi ai s’është regjisor. Ai është thjesht një artist, që me shijen dhe estetikën e vet si bashkëshor­t më jep mendime shumë të vlefshme.

Ndërkohë, ju aktorët i shkruani vetë skenaret. Ti nga kush apo çfarë frymëzohes­h për batutat e tua?

Po, skenaret i shkruaj vetë. Si çdo aktor apo aktore, edhe unë mund të frymëzohem nga ndonjë karakter në jetë, në skenë, në show të televizion­eve të ndryshme ( po flas këtu për show europiane dhe amerikane). Mund të frymëzohem nga ndonjë ngjarje, ose tip që has në jetën time të përditshme. Por duke qenë se tekstet i shkruaj ose në punë, ose në shtëpi, në punë konsultohe­m me kolegët e skenaristë­t, ndërsa në shtëpi me bashkëshor­tin tim, Eldon. Ai më ndihmon e më frymëzon shumë, sepse është jashtë spektaklit në pozicionin e shikuesit, dhe ndoshta më sugjeron batuta që publiku ka nevojë t’i dëgjojë, ose që i përdor në përditshmë­rinë e vet.

Cilat janë shprehjet e tua që tashmë janë bërë virale në publik, apo rrjetet sociale?

Janë shumë. “Mace, mace pis- pis- pis” nga psikologia, “Nase vllare” nga Fotinia, “Ku qëndron problemi këtu” drejtoresh­a e Tatimeve, “Janë punët e Zotit” nga çifti i lumtur, “Am miss dhoqina, am 20 vjeç, vij nga quteti i bukur i Patosit”, miss Dhoqina, etj..

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania