Panorama (Albania)

Blerim Destani me baba dhe vëlla më të pasur se Silvio Berluskoni, historia e miliardave të familjes së aktorit

-

Kush është më i pasur Silvio Berluskoni apo Lazim Destani? Kjo është pyetja që mediat bëjnë shpesh kur vjen puna për të krahasuar pasuritë marramendë­se të ishKryemin­istrit të Italisë dhe babait biznesmen të aktorit të njohur, Blerim Destani. Mediat italiane dhe europiane, kanë bërë një karahasim në çmim mes lojtarëve të Milanit dhe Shkëndijës që administro­het nga Lazimi, duke vendosur përballë profilet e ish- pronarëve të dy skuadrave të futbollit. Ata e kanë quajtur Destanin si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ishpronari­t të Milanit, Silvio Berluskoni. Mediat italiane kanë theksuar faktin se pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro, duke theksuar faktin se me këtë pasuri Destani mund të konkurrojë Berluskoni­n dhe se është shumë më i pasur se pronari aktual i AC Milanit, kinezi Yonghong Li, pasuria e të cilit vlerësohet në 500 milion USD. BLERIM DESTANI, VËLLAI ARTIST I SHQIPTARIT MË TË

PASUR NË BOTË Aktori 37- vjeçar, i rritur në Gjermani, atje ku zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”. Ai bën përshtypje për jetën superlukso­ze nga një shtet në tjetrin dhe pushimet e shpeshta në shtëpinë e tij në Dubai. Ai është i vetmi artist i familjes së famshme Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë të pasur. Së fundi, një prej vëllezërve të aktorit, Nazif Destani, është përfolur si shqiptari më i pasur në botë, pasi, sipas Forbes, pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë. Edhe pse është kaq i pasur, ndryshe nga Blerimi, fama nuk i intereson aspak, pasi shumë pak persona e njohin. Nazifi është djali i Lazim Destanit nga Maqedonia, që numëron biznese të suksesshme në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje miliardere, e dinë se truri i sipërmarrj­eve të familjes Destani është Nazifi. Dëshira e tij për të mbajtur një profil të ulët publik, ka bërë që si përfaqësue­s të njihet i ati. Për herë të parë për Nazifin u fol vitin e kaluar me prezencën e tij në pritjen e 20- vjetorit të emisionit “Opinion”. Me sa duket, Nazifin e lidh një miqësi me gazetarin Blendi Fevziu, pasi ftesës së tij ai iu përgjigj më praninë në festën e organizuar në bulevardin e Tiranës, ku u pikas nga fotografët. TË GJITHA BIZNESET DHE PASURIA DISA MILIARDËSH­E, E VËNË

NË 25 VJET Lazim Destani është biznesmeni i suksesshëm me prejardhje nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombët­ar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinieri­së dhe ndërtimit, energjetik­ës e logjistikë­s, me mbi tridhjetë ndërmarrje aktive në tregun global që shtrihen në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë. Për t’u veçuar është njëra nga kompanitë e familjes, e cila për më shumë se një dekadë, është kontraktor­i kryesor në mega projekte për shërbime teknike, logjistike, infrastruk­turë të përkohshme dhe permanente e kështu me radhë të organizata­ve të ndryshme ndërkombët­are, “Ecolog- Internatio­nal”. Në të gjitha bizneset punësohen mijëra punëtorë, nga mbi 25 nacionalit­ete të ndryshme. Lazim Destani nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm, por gjithashtu edhe një filantrop i vërtetë, i cili beson se gjithsecil­i ka përgjegjës­i personale për të kontribuar në zgjidhjen e çështjeve sociale. Ai, që në fillimet e karrierës së tij të biznesit, 25 vite më parë, u erdhi në ndihmë personave në nevojë dhe çdo vit ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime bamirësie, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit. Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëv­e kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmeni­n Remzi Ejupi. Familja Destani po ashtu ka në pronësi edhe klubin futbollist­ik “Shkëndija” nga Tetova. Duke qenë se imazh të familjes kanë babain, Lazimin, në fund të vitit 2017- të, Universite­ti Shtetëror i Tetovës i dha atij titullin "Doctor Honoris Causa", i njohur si pronari i kompanisë “Ecolog”. Sipas një faqeje amerikane jozyrtare “Zoominfo”, pasuria e familjes Destani llogaritet nga 1 miliard deri 5 miliardë dollarë amerikanë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania