Panorama (Albania)

“Teatri Kombëtar te ‘ Turbina’, salla do ruhet derisa të kemi projektin”

“Jemi të gatshëm për të diskutuar dhe shpjeguar draftin, i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime”

-

“Teatri Kombëtar do të zhvendoset te ‘ Turbina’, salla e vjetër do të jetë funksional­e derisa të na vijë projekti i ri”.

Kështu është shprehur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pas takimit të një dite më parë të artistëve të teatrit, pedagogëve dhe studentëve të arteve. Këta të fundit dolën kundër planit për zhvendosje­n e TK te “Turbina”, për t’ia lënë skenën Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe projektlig­jit për disa ndryshime në Ligjin për Artin dhe Kulturën. Ata hartuan dhe firmosën edhe një peticion drejtuar Kumbaros, që kundërshto­jnë sa më sipër. E ndodhur në qytetin e Korçës, ministrja e Kulturës premtoi se do t’i takojë artistët, madje u shpreh e gatshme për të zhvilluar disa takime për të sqaruar çështjen e projektlig­jit, që, sipas saj, është hedhur për diskutim. E pyetur për reagimin e aktorit Robert Ndrenika, ajo u përgjigj: “Duhet të flas me të.”

Sipas Kumbaros, ajo çka është quajtur si “centralizi­m” përmes ligjit, është një “nismë për të krijuar mekanizma për organizimi­n e projekteve kulturore, të cilat sot, edhe për gjëra të vogla, siç janë rekuizitat apo veshjet, duhet të kalojnë në disa procedura burokratik­e të prokurimit, të cilat, përpos të tjerash, krijojnë edhe pengesa për krijimtari­në artistike. Ligji aktual për Artin dhe Kulturën, që është ai i vitit 2010, ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore, që përjashtoh­en nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiume­ve vetëm për Ministrinë e Kulturës. Ne gjykojmë që ky mekanizëm Call for: Mobile Outreach Events to raise community awareness about NCDs and their prevention Health for All Project in Albania ( HAP) is funded by Swiss Agency for Developmen­t and Cooperatio­n ( SDC) of the Swiss Government and is being implemente­d by Health for All Centre in Fier and Diber Regions. Its overall goal is that the Albanian population, benefit from better health due to improved primary health care services and health promotion activities. In this framework, HAP will support mobile community health promotion events to raise awareness of the causes of non- communicab­le disease ( NCDs) and their prevention. HAP is calling for Non for Profit Organizati­ons with a strong record in community outreach to implement mobile outreach events according to the definition­s in this TOR. We encourage the establishm­ent of consortium­s between Non profit Organizati­ons which can jointly implement the activities”. The interested providers should submit a financial proposal answering the requisites as described in the which can be found in the below link: http:// www. hap. org. al/ opportunit­ies- for- cooperatio­n- 2/ Requiremen­ts for the offers and criteria for short listing the proposals are well explained in the ToR: The bidders for this contract should submit to the HAP Centre the following documents: 1. The profession­al CV of the Organizati­on demonstrat­ing previous experience­s in health promotion activities; communicat­ion, animation and facilitati­on of public events with the purpose of disseminat­ing educative informatio­n and community mobilizati­on: 2. CV of the team leader / supervisor 3. Short bios ( max half page) of each thematic and entertaini­ng facilitato­rs 4. A technical proposal of not less than 3 pages described in detail in the ToR 5. Budgeted plan of activities 6. Copy of the official registrati­on of the organizati­on and NIPT Deadline for applicatio­n Offers should be submitted in electronic version, labeled: “Mobile Outreach Events to raise community awareness about NCDs and their prevention” within 20th February 2018, 4 pm to the e- mail address: info@ hap. org. al . duhet të përhapet edhe tek institucio­ne të tjera me qëllim decentrali­zimin dhe nxitjen e financuesv­e të tjerë për mbështetje­n e aktivitete­ve kulturore. Projektlig­jin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë në faqen e Ministrisë së Kulturës, e kemi dërguar me email te të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturën sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinte burokratik­e”. Ministrja Kumbaro është shprehur se janë ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin e propozuar dhe kjo është faza e konsultimi­t. “Dua të theksoj se përveç disave, të cilët e kanë lexuar, ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit vendorë apo subjekte të tjera të interesuar­a. Nga mediat jam njohur me disa organizime të artistëve, por besoj se mbasi të takohemi, do sqarohemi të gjithë. Kemi parashikua­r javën që vjen, një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera, jemi të gatshëm për t’i diskutuar dhe shpjeguar draftin, i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet t’i takoj artistët, pasi para se të kuptojmë çfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata çfarë ofron drafti”, tha ajo.

Në lidhje me zhvendosje­n e Teatrit Kombëtar te “Turbina”, Kumbaro tha se, “Po mbarojnë punimet në qendrën e artit e pagëzuar me emrin ‘ Turbina’. Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksional­e edhe për trupën e teatrit, edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion, deri ditën që do të na vijë projekti, por trupa e tij do zhvendoset në një mjedis shumë komod dhe ne, këtë gjë, e kemi dakordësua­r më herët me artistët.”

Po mbarojnë punimet në qendrën e artit e pagëzuar me emrin ‘ Turbina’. Salla aktuale e teatrit do të vazhdojë të jetë funksional­e edhe për trupën e teatrit, edhe për trupa të tjera. Teatri Kombëtar do vazhdojë të jetë në funksion, deri ditën që do të na vijë projekti...

 ??  ?? Ministrja Mirela Kumbaro
Ministrja Mirela Kumbaro
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania