Panorama (Albania)

VENDIMET E ‘ 97 Skema e kompensimi­t, afatet për 1460 pronarë

Agjencia e Pronave sqaron procedurën e kompensimi­t për 1460 pronarë me dosje të vitit 1997. Afatet dhe sk ema për fondin 4 miliardë lekë

-

Përfundimi i vlerësimit financiar për 1460 pronarë me vendime ’ 97 i hap rrugën një faze të dytë, atë të aplikimeve në ATP.

Kriteri i paracaktua­r për ndarjen e kompensime­ve, bazuar në rendin kronologji­k të çdo vendimi, nuk i pengon, aq më pak, nuk i penalizon këto familje, që të bëhen pjesë e skemës.

VENDIMET Vetëm një ditë më parë u publikua edhe regjistri me dosjet e ’ 97. Për 942 prej tyre është caktuar masa e përfitimit, ndërsa 423 dosje të tjera janë ende në shqyrtim, duke qenë se nuk iu është përllogari­tur fatura. Këto familje kanë 6 muaj afat, përkatësis­ht deri në fillim të muajit gusht, që të dorëzojnë në ATP dokumentac­ionin që disponojnë, mbi të cilin të provohet origjina e pronës. Ndryshimi i formulës nuk ka kaluar pa u reflektuar, duke nxjerrë “jashtë loje” 73 pronarë, të cilët janë konsiderua­r të kompensuar. Në tabelë janë edhe të dhënat për 1460 vendimet që datojnë në ’ 97n. Çka bie në sy, është fakti që pjesa dërrmuese e këtyre sipërfaqev­e të vlerësuara rezulton jashtë vijës së verdhë. Pra, kemi të bëjmë me tokë bujqësore në momentin e shpronësim­it për më shumë se 800 vendime. Kjo e redukton ndjeshëm vlerën e kompensimi­t. Një lajm i keq për pronarët ky, por jo për arkën e shtetit, së cilës i lehtësohet barra. SKEMAT E KOMPENSIMI­T

Vendimi i fundit i miratuar në Qeveri përcakton se prioritet do të ketë kompensimi MILIARDË lekë do të nevojiten për kompensimi­n e pronarëve, me vendime që datojnë në 1997- ën. Në këtë faturë nuk përfshihen kategoria e dosjeve, që janë shënuar “kompensuar”, si edhe ata që nuk e kanë ende një vlerë për shkak të mangësive në dosje. Për këto të fundit, afati i dorëzimit të dokumentev­e është deri në fillim të muajit gusht të këtij viti. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë prona e tyre do të vlerësohet me çmim minimal, duke e reduktuar ndjeshëm masën e përfitimit në pronën e njohur. Pra, për çdo familje të shpronësua­r do të shikohet fillimisht mundësia që t’i kthehet një pjesë e tokës së njohur për kompensim. Në të kundërt, iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht. Por për këtë është vendosur një prag, çka do të thotë se pronarët mund të marrin 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja dhe për pjesën e mbetur do të kompensohe­n nga fondi i tokës. “Në shpërndarj­en e fondit të tokës, Agjencia e Trajtimit të Pronave udhëhiqet nga kriteri i përzgjedhj­es së pronës gjeografik­isht më pranë pronës së njohur për kompensim”, specifikoh­et në vendim. Këtë vit janë 4 miliardë lekë të vëna në dispozicio­n nga buxheti i shtetit. Krahas tyre janë edhe 23 mijë hektarë tokë bujqësore të lokaliuar në El- basan, Korçë, Gjirokastë­r dhe Berat. Ajo që ka ndodhur pas ndryshimev­e ligjore të miratuara në fund të muajit dhjetor, është fakti që pronarëve iu mohohet e drejta e zgjedhjes. Kjo do të thotë që ata të gjithë do t’i nënshtrohe­n formulës së mësipërme, pavarësish­t vullnetit të tyre. Pagesa me këste për 10 vite do të aplikohet vetëm atëherë kur të jenë ezauruar të gjitha mundësitë dhe të mos ketë më sipërfaqe të lira toke, që të mund të shfrytëzoh­en apo përdoren për këtë qëllim.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania