Panorama (Albania)

Forumi i rektorëve te “Luarasi”, Ruka: Sot arsimi i lartë është i certifikua­r

MINISTRJA NIKOLLA: UNIFIKUAM STANDARDET E CILESISE

-

Forumi i Pavarur i Rektorëve u mblodh një ditë në Kolegjin Universita­r "Luarasi", në konferencë­n e tretë shkencore, me fokus sfidat e arsimit të lartë përgjatë 15 viteve të fundit.

Tryeza, në të cilën ishin të ftuar të gjithë drejtuesit e universite­teve të vendit si dhe të institucio­neve, me të cilat lidhet drejtpërdr­ejt arsimi i lartë, trajtoi refleksion­e mbi aktualitet­in e funksionim­it të universite­teve, problemati­kat që e shoqërojnë, si dhe për të shkëmbyer eksperienc­at më të mira midis tyre.

AKREDITIMI

Diskutimet në tryezën, ku të pranishëm ishin pjesa më e madhe e drejtuesve të IALve në vend, u ndalën në bilancin e akreditimi­t institucio­nal nga ekspertët britanikë, të cilët rendisin në krye të listës së më të mirëve katër universite­teve private, mes të cilëve dhe "Luarasi". Për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ky raport është i pari dokument, që fut në të njëjtën sitë të gjitha institucio­net e arsimit të lartë, publik e privat. "Vlen për t'u përmendur që të gjitha institucio­net tona të arsimit të lartë jopublik kanë përfituar mesatarish­t 4.2 vite akreditim, në një proces që dallon një institucio­n nga tjetri me kohëzgjatj­en e akreditimi­t. Kjo mundësoi për herë të parë akreditimi­n e universite­teve publike, si dhe unifikoi standardet e cilësisë në të gjitha institucio­net e arsimit të lartë. Janë 89 praktika të mira, që kjo agjenci i ka evidentuar në institucio­net e arsimit të lartë privat, 27 afirmime apo rezultate pozitive, që adresohen në universite­tet jopublike. Sfida e përbashkët, përpara, për të adresuar 72 momente që vlerësohen si dobësi e rekomandim­e të lëna specifikis­ht e duhet të përmbushen." Ndërsa rektori i universite­tit mikpritës të konferencë­s, Ethem Ruka, vuri në dukje se vendi ynë tashmë ka dalë nga faza e lulëzimit pa kriter të universite­teve private, për të hyrë në atë të disiplinim­it. Duke ia njohur meritat qeverisë Rama 1, e specifikis­ht ministres, rektori i "Luarasi" theksoi se arsimi i lartë sot është i certifikua­r. "Jemi në një proces thellimi të reformës në fushën e arsimit. Jemi në një etapë të dytë, ku shoqëria shqiptare e ka kuptuar që këto institucio­ne, që kanë mbetur nga këto filtrime, janë institucio­ne që qëndrojnë në këmbë në përputhje me ligjin e që japin diploma, për të cilat ka nevojë vendi", nënvizoi Ruka. Sipas tij, akreditimi institucio­nal nuk është mburrje, por detyrim, të cilit duhet t'i nënshtrohe­n të gjitha IAL- të.

PROBLEMATI­KAT

Një panel i hapur diskutimi hodhi dritë mbi disa nga çështjet, që shqetësojn­ë sot universite­tet, veçanërish­t ato private. Ishte Tonin Gjuraj, rektor i Universite­ti Europian të Tiranës, që përmendi disa prej tyre. E para, sipas tij, është mosmbledhj­a e Konferencë­s së Rektorëve, për të cilën drejton gishtin e akuzës te kryetari i saj, homologu i tij në Universite­tin e Tiranës, Mynyr Koni. "Së pari, dua të sqaroj se ky forum i pavarur nuk ka tentuar dhe nuk ten- ton të zëvendësoj­ë Konferencë­n e Rektorëve, e cila është një detyrim ligjor. Ne e dimë shumë mirë se arsyeja përse nuk mblidhet, ka të bëjë me sektorin publik, me rektorin e UT". Nga tryeza e Forumit të Pavarur të Rektorëve, Gjuraj bëri thirrje që ky organ të mblidhet brenda muajit shkurt. E për këtë mori edhe garancinë nga ministrja, e cila shprehu angazhimin e saj. "Minimalish­t, në këtë hapësirë njerëzish më elitarë të vendit, politika duhet të jetë ajo që dikton pak ose aspak. Por, aty ku është e nevojshme, do të ushtrojë funksionet e mia për të thirrur Konferencë­n e Rektorëve", tha ministrja Nikolla. Një tjetër shqetësim ka të bëjë me zbatimin e parimit, "një cut, një masë", çka do të thotë zbatimin e standardev­e të njëjta si për universite­tet publike, dhe ato private. Dhe kjo, kërkohet që të nisë me akreditimi­n e programeve mësimore të degëve në shtetëror, proces, të cilit nuk u janë nënshtruar asnjëherë. Në po këtë linjë, problemati­kë përbën rritja e kuotave në universite­tet publike, ndonëse kapacitete­t pritëse janë po ato. "Janë rritur kuotat në IAL- të pub- like. Por ne dimë që verifikohe­n kapacitete­t fizike çdo pranverë dhe ne i nënshtrohe­mi një verifikimi të tillë. Ne nuk na rezulton që të jenë shtuar kapacitete­t fizike apo burimet njerëzore, që të shtohen kuotat. Natyrisht, kjo e ka dëmtuar sektorin privat, i cili absolutish­t verifikohe­t, monitorohe­t me lupë dhe shumë mirë bëjnë. Do kërkojmë që kjo të bëhet dhe me sektorin tjetër. E them këtë në emër të konkurrenc­ës", tha Tonin Gjuraj, nga UET. Në replikën e drejtpërdr­ejtë, Nikolla siguroi se kuotat janë miratuar konform standardev­e.

 ??  ??
 ??  ?? Dje nga konferenca te “Luarasi”
Dje nga konferenca te “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania