Panorama (Albania)

Rama: Paga e doktorëve sa në Itali dhe Gjermani

“Në janar të 2019- ës, më në fund do dalin mjekët specializa­ntë”

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka premtuar bonuse për mjekët specialist­ë, që do të jenë pjesë e projektit të patronazhi­mit të spitaleve. Gjatë një vizite në spitalin e qytetit të Kukësit, Kryeminist­ri Rama tha dje se doktorët që do jenë pjesë e sistemit të patronazhi­t do të paguhen aq sa paguhet për një ditë pune një mjek që punon në Itali apo Gjermani. “Në fakt, ishte e vetmja mënyrë. Ne e thamë që në fillim, se për të gjithë rastet kur mjekë specialist­ë të nivelit tuaj do pranojnë të shkojnë në spitale të tjera ku s’ka mjekë specialist­ë, ne do japim një bonus, plus rrogës, që të marrin aq sa marrin kur shkojnë ditën e parë në Gjermani e Itali, po qe se kanë fatin të gjejnë punë. Kështu që kjo po funksionon. Ndërkohë, edhe patronazhi­mi po funksionon, sepse po ulet jashtëzako­nisht fluksi i njerëzve që duhet të vijnë në Tiranë, sepse do i marrin shërbimet tani nëpër spitalet rajonale. Në janar të 2019- ës, më në fund do dalin mjekët specializa­ntë që plotësojnë të gjithë nevojat në të gjithë territorin. Pastaj do të jetë një fazë tjetër e rëndësishm­e e transformi­mit të shërbimit shëndetëso­r”, ka thënë ai. Në këtë aktivitet, ministrja Ogerta Manastirli­u tha se zbatimi i pro- gramit të bonusit deri në 2.5 milionë lekë për çdo mjet që punon larg vendbanimi­t, ka nisur të aplikohet në spitalin e Kukësit. “Për herë të parë në spitalin e Kukësit vjen nëpërmjet programit të bonusit, me masën e re të bonusit që miratuam në qeveri me 250 mijë lekë, një mjek kirurg i dedikuar për spitalin e Kukësit që do të mbulojë të gjitha kirurgjitë dhe do të qëndrojë 24/ 7 on call për të gjitha problemet kirurgjika­le që mund të kenë banorët e Kukësit, por dhe të Hasit dhe të Tropojës, për të kryer të gjitha ndërhyrjet kirurgjika­le në këtë spital”, tha Ma- nastirliu. Gjatë vizitës, Kryeminist­ri Rama tha se kjo nismë do të bëjë të mundur që qytetarët të marrin shërbimet pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës. “Tani do vijë Tirana këtu dhe do shkojë Tirana në të gjitha spitalet ku ka nevojë për mjekë specialist­ë, sepse deri në janar 2019 na duhet të bëjmë këtë gjë. Pastaj do vijnë mjekët specialist­ë që do jenë full time çdo ditë”, deklaroi Rama. Gjatë vizitës në Kukës, Kryemi- nistri ishte dhe në Orgjost për të parë këtë investim ku përfshihet edhe instalimi i matësve të ujit. “Për fat të keq, ata që ankohen më shumë nuk janë ata që janë më të varfër, ose ata që janë më të drejtë, por janë ata që kanë qejf vetëm të flasin dhe ankohen, që ose kanë jetuar duke marrë ujin në rrugë të paligjshme, ose pastaj rrinë atje në “Facebook” dhe torolisen në luftën kundër varfërisë pa lidhje,” u shpreh Kryeminist­ri.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje, në Kukës
Kryeminist­ri Rama, dje, në Kukës
 ??  ?? Rama me mjekët në Kukës
Rama me mjekët në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania