Panorama (Albania)

Vrasja e Devi Kasmit, greku kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

-

Ish- polici grek, i arrestuar si ekzekutor i Devi Kasmit, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit të Tiranës. “Panorama” mëson se avokati i tij, Saimir Vishaj, ka apeluar masën e sigurisë nga Shkalla e Parë e Tiranës, që e la në burg shtetasin grek, Efthymios Efthymiou. Ky i fundit ende nuk ka pranuar asgjë për përfshirje­n e tij në vrasjen e Devi Kasmit. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë refuzoi, javën që shkoi, lirimin kundrejt garancisë pasurore të grekut. Ky i fundit ofroi 10 mijë euro si garanci, por gjithçka u rrëzua nga gjyqtarja e seancës. Tashmë, greku shpreson për një masë më të butë në Apel. Vetë avokati i tij, Saimir Vishaj, ka theksuar se arrestimi i shtetasit grek është i paligjshëm, pasi për të nuk ka asnjë provë konkrete nga ana e Prokuroris­ë. Shtetasi grek u arrestua së bashku me disa persona të tjerë, që mendohet se janë ata që e kanë ndihmuar dhe organizuar atentatin ndaj Devi Kasmit. Njëri prej tyre, që dyshohet se është edhe organizato­ri, Aurel Hoxhallari, është ende në kërkim nga Policia. Ish- polici grek, në seancën e masës së sigurisë ka pranuar se ka qenë i dënuar më parë për përdorim dhe shitje kokaine në vendin fqinj. Por Prokuroria dyshon fort te ai, pasi gjatë marrjes në pyetje, ish- polici ka thënë se në Shqipëri gjendej më pushime, pra, si turist. Mirëpo, nga sistemi TIMS, nuk rezulton që ai të ketë hyrë në Shqipëri, çka ngre dyshime nga ana e Prokuroris­ë për kalim kufiri në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit në banesën e grekut, janë gjetur sasi parash, dokumente dhe sende personale, por jo armë. Deri më tani, nuk ka një pistë zyrtare për vrasjen e Devi Kasmit, por burimet thonë se bëhet fjalë për çështje të pazarit të drogës. Më herët, është dyshuar se pas vrasjes fshihej Domart Konjari, i cili është në kërkim prej një viti e gjysmë. Të arrestuari­t për vrasjen e Devi Kasmit pritet që të gjykohen më pas nga Krimet e Rënda, pasi rëndon akuza e grupit të strukturua­r kriminal. Në burg veçmas gjendet edhe Mario Meshini, i cili dyshohet se e ka nxjerrë Kasmin në pritë. Ky i fundit nuk i pranon akuzat, duke thënë se e ka pasur mik Kasmin. Edhe ai ka kërkuar në Apel një masë tjetër sigurimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania