Panorama (Albania)

PAKTI ME GREQINE Loja me naftën, si po ndryshon kufiri detar

Si po ndryshon marrëveshj­a e kufirit detar me Greqinë. Interesat për naftë e gaz dhe sa ndikohet Shqipëria. Koloneli i detit: S’ka pakt

- MYSLIM PASHAJ Titulli origjinal i autorit: Marrëveshj­a e delimitimi­t të hapësirave detare… vijojnë dezinformi­met

Koloneli i Detit, Myslim Pashaj, i cili ndodhet në Washington DC, i nxitur nga një shkrim i prestigjio­zes "Huffington­post" reagon për gazetën "Panorama", duke i cilësuar si lajthitje dhe të pavërteta argumentet e sjella në të. Për përcaktimi­n e Hapësirës Ekskluzive Ekonomike, Pashaj shprehet se ajo ndodhet në kanalin e Otrantos, në kufirin që bashkon tri shtetet, Greqinë, Italinë dhe Shqipërinë dhe jo në pjesën veriore të ishullit të Korfuzit. Por sipas tij, interesat e kompanive greke për naftën, duket se kanë nxitur shkrimet në mediat greke për ndarjen e shelfit kontinenta­l.

Prej mediumeve greke, prestigjio­zja "Huffington­post" kumton se marrëveshj­a midis dy vendeve është realizuar. Sipas saj, është arritur një marrëveshj­e e re. Vetëm kaq do të duhet që të mos besosh asnjë informacio­n tjetër që vjen më poshtë. Marrëveshj­et kanë standardet e tyre ligjore, shtetërore, diplomatik­e dhe të kornizave të së Drejtës Detare Ndërkombët­are. Brenda tyre funksionoj­në.

Në Shqipëri nuk ka një vendim të qeverisë, nuk ka një Plotfuqi të Presidenti­t, nuk ka një grup negociator të miratuar. Askund!

Opinioni është njohur dhe ka pasur ndjeshmëri të ndryshme për këto arritje diplomatik­e, por që në përgjithës­i emëruesi i përbashkët i arritur në Kretë dhe Korçë është, se ka një pranim që negociatat do të fillojnë. Ka një konfirmim se është folur për parime, metoda, standarde të Ligjit të Detit, për një rinisje në rindarje të këtyre hapësirave.

Artikulli i cituar duket se i është përafruar asaj çështjeje nga më të ndjeshmet dhe nga më të debatueshm­et që lidhet me Hapësirat Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve. Kjo hapësirë është në Otranto dhe mediumi i cituar më sipër, i specializu­ar për probleme energjetik­e shtrin interesin e tij në blloqet e hulumtimev­e detare të hidrokarbu­reve, të cilat ndodhen në Veriperënd­im të Arkipelagu­t të Korfuzit.

Të bën përshtypje një siguri informativ­e që përcillet nga kjo revistë, që të dy palët kanë rënë në përkim me njëratjetr­ën se "është përdorur një teknologji e gabuar".

Sipas një hulumtimi ligjor fare të përciptë, e gjithë kjo që është thënë, nuk qëndron, duket se ka një panjohje të këtillë, shumë larg njohurive për Ligjin e Detit, sa i përket argumentit gati të sajuar lidhur me llogaritje­n "e distancave nga Gjiret Detare", çka është i pavërtetë nga realiteti hapësinor detar në fjalë.

E gjithë hapësira detare, që i është nënshtruar ndarjes nga qendra e Ngushticës së Otrantos e deri në gjirin e Ftelias, nuk e ka defektin nga distancat prej gjireve detare, mbasi Shqipëria në Paktin e rrëzuar tanimë e ka pasur humbjen fatale të saj në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive në Otranto. Sa i përket "gjireve", të dy palët kanë rënë në përkim me njëra- tjetrën se Gjiri i Sarandës "përjashtoh­et nga termi ' Gji i Mbyllur'", sepse nuk i plotëson kushtet gjeometrik­e.

Me ato çka janë përcjellë nga të dy palët, nga ministri i Jashtëm grek, Kotzias dhe Kryeminist­ri i Shqipërisë nuk është thënë kurrkund se është arritur një marrëveshj­e përfundimt­are.

Përcaktimi i HEE është në fakt Nyja Gordiane... që nuk është zgjidhur e që do të dojë shumë përgatitje për negociata të reja. HEE ndodhet vetëm në Otranto, midis tri shteteve; Itali, Greqi, Shqipëri. Kjo zonë duhet të përfytyroh­et tej Deteve Territoria­lë, të cilët janë pranuar tanimë nga Greqia dhe Shqipëria, duke u mbështetur në ( UNCLOS- Montago Bay). Për të sqaruar gjithë opinionin shqiptar, sipas Ligjit të Detit, të dy vendet kanë pranuar, tanimë ( 12 milje detare = 22,22 km ) si Det Territoria­l, i cili ka të njëjtin status ashtu si dhe Hapësira Tokësore në Integritet­in Territoria­l. Pra, aq det sa merr Karaburuni Kontinetal aq merr edhe Othonoi ishullor.

Ky Det Territoria­l është pranuar i barabartë për hapësira tokësore aq shumë të ndryshme në sipërfaqe. Kësisoj, kemi mbërritur te HEE që përkon me: "Contingnue­s Zone = Det i Zonës Vijimore, 12 milje = 22, 22 km). Për këtë zonë bëhet fjalë që duhet ndarë sipas parimit "Equitable Solution = Zgjidhje e Dejtë dhe e Ndershme"

Në Kretë dhe Korçë, palët diplomatik­e siç duket kanë bërë qasjet parimore dhe për këto është folur. Kjo është një arritje. Nëse pala greke ka pranuar se "përcaktimi i HEE ka qenë i gabuar" kjo sërish përcillet tek opinioni i të dy palëve si një rezultat tjetër me shumë rëndësi.

Në artikullin e cituar më sipër, kumtohet edhe një panjohje e madhe terminolog­jike e ligjore e së Drejtës Detare, të cilën ne po e quajmë edhe "nonsense" se "gjiret e brendshme duhet të konsideroh­en si të mbyllura, për të aplikuar dispozitat e Ligjit të Detit". Një terminolog­ji e tillë nuk është dëgjuar nga zëdhënësit e gjersotëm diplomatik­ë, e kjo është vetëm një lajthitje e tymnajë, së cilës nuk duhet t'i kushtohet rëndësi, sepse del nga sajesat e gazetës në fjalë.

I po të njëjtës natyrë të pasaktë e të pambështet­ur në standarde ligjore është po ashtu informacio­ni i rremë, sipas të cilit "Shqipëria ka hequr dorë nga pretendime­t dhe ankesat në lidhje me shelfin kontinenta­l të Othonoit dhe Erikoussas".

( Shelf Kontinenta­l është masa dhe shtresa e Dheut Kontinenta­l që shtrihet poshtë ujërave detarë, e vijon prej buzës së ujit në fillim me cektësi… Ky është një shtratdet). Çka kuptohet se është shtrati i Detit në HEE të Otrantos.

Ja dhe lajthitja tjetër: Erikoussa nuk ka HEE, sepse Kanali i Korfuzit është i tëri Det Territoria­l midis të dy vendeve dhe largësia është më e vogël se 24 milje detare...

Nëse pala shqiptare paska hequr dorë nga Shtrat Deti i këtushëm, kuptohet se ka hequr dorë edhe nga pretendime­t e HEE, gjë e cila nuk është thënë nga askush.

Revista "Huffington­post", pas kësaj vjen tek kryefjala e hulumtimev­e të saj: Energjia dhe hidrokarbu­ret që gjenden në këtë HEE, e për këto ajo sjell pozicionim­et e blloqeve Gjeologjik­ë naftë/ gazmbajtës, "1' dhe "2" në veri të detit Jon, të tenderuara nga qeveria greke që në korrik të vitit 2015. Blloku ' 2' është tenderuar nga TOTAL- HEP- EDISON. Këtu pra është interesi.

Fundmbyllj­a e mediumit të cituar më sipër është përcjellja e një "happy end" mrekullues se çështja detare midis Shqipërisë dhe Greqisë qenka mbyllur një herë e përgjithmo­në. Që është e pavërtetë!

 ??  ?? KOTZIAS DHE BUSHATI
KOTZIAS DHE BUSHATI
 ??  ?? Koloneli i Detit, Myslim Pashaj
Koloneli i Detit, Myslim Pashaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania