Panorama (Albania)

Krenar për Ermal Metën? Opinioni ndahet në mes

Patozi: Suksesi individual i njeriut, të rritur në perëndim

-

Fitorja e Ermal Metës në festivalin e Sanremos u trumbetua nga shumica e shqiptarëv­e si "fitorja e një shqiptari".

Rrjetet sociale u mbushën me statuse, linqe e fotografi të fituesit, duke shprehur krenarinë që një shqiptar fitoi festivalin aq të ndjekur, sidomos para viteve ' 90, atë të Sanremos. Sigurisht, Ermal Meta nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e tij shqiptare, madje ka dalë fotografi edhe duke bërë me duar shqiponjën dykrenore, por Ermal Meta është produkt i një pune individual­e. Për më shumë se 15 vjet ai punon, krijon, eksperimen­ton, merr pjesë nëpër festivale, edhe pse shumë herë nuk ka arritur deri në finish. Dhe më në fund ia doli të dalë në krye, duke bashkëpunu­ar me këngëtarët e kompozitor­ët më në zë në Itali, për t'u bërë një vit më parë një nga emrat më të lakuar të muzikës italiane dhe i njohur edhe në Shqipëri. Ndërsa këtë vit, ai përbën kulmin e krenarisë së shqiptarëv­e. Janë të panumërt mesazhet për talentin që triumfon në vendin e mundësive, ndërkohë që në Shqipëri askush nuk do t'ia kishte dhënë mundës- inë dhe as të drejtën. I kanë shprehur urime muzikantë e njerëz të thjeshtë, por nuk kanë munguar edhe politikanë­t, që nga Sali Berisha, Jozefina Topalli e Lulzim Basha, madje ky i fundit e ka parë si një dritë shprese në një kohë kur vendi udhëhiqet nga "trafikantë e banditë". Kundër këtij patriotizm­i që ngre krye sa herë bëhet fjalë për suksesin e ndonjë shqiptari jashtë vendit është shprehur ish- deputeti i PD- së, Astrit Patozi, sipas të cilit nuk na takon të jemi edhe aq shumë krenarë për Ermal Metën, i cili është produkt i Perëndimit. "Ermal Meta është suksesi individual i njeriut të zot, të rritur dhe formuar në perëndim, por që mbi të gjitha ka përfituar nga hapësirat e lirisë që ai ofron, pavarësish­t origjinës, racës, fesë apo bindjeve politike", shkruan Patozi.

Pas fitores së Ermal Metës do të jenë dy këngëtarë me gjak shqiptar në skenën e festivalit europian, në muajin maj: Eugent Bushpepa, që përfaqëson Shqipërinë dhe Meta, që përfaqëson Italinë.

 ??  ?? Ermal Meta dhe Kledi Kadiu duke bërë simbolin e shqiponjës
Ermal Meta dhe Kledi Kadiu duke bërë simbolin e shqiponjës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania