Panorama (Albania)

Ligji i ri i strehimit, 14 kategoritë që do marrin shtëpi dhe bonus qiraje

DEBATI, PERFSHIHEN EDHE LGBT, DEPUTETET: SI DO I DALLONI?

-

Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje në parim projektlig­jin “Për strehimin social”. Me nismën e re të qeverisë, janë 14 kategori të listuara si prioritare, që do të përfitojnë nga programi i “Strehimit social”, duke marrë banesa apo bonos qiraje. Sipas projektlig­jit, me përparësi do të trajtohen kërkesat e personave me aftësi të kufizuara, individët që kanë statusin e jetimit, që kanë dalë nga qendrat e përkujdesj­es së shoqërisë deri në moshën 30 vjeç. Familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave të ish- pronarëve, emigrantët e rikthyer në Shqipëri apo edhe ata, që kanë aplikuar si azilkërkue­s. Po ashtu, kategori që do të trajtohen me prioritet, do të jenë familjet e policëve të rënë në detyrë, familjet e reparteve të FNSH- së dhe RENEAS. Projektlig­ji ri trajton me precedencë dhe kërkesat e komuniteti­t gay, lesbike, biseksuale, transgjino­rëve ( LGBT). Nisma në fjalë është miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi deputetët e opozitës kanë ngritur një sërë shqetësime­sh për projektlig­jin. Kreu i Republikan­ëve, ka quajtur si të papranuesh­ëm detyrimin e sipërmarrë­sve që të dhurojnë me detyrim 50 metra katrorë për banesë sociale, për çdo 2 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi. Ndërkohë që debat ka shkaktuar dhe mënyra se si do të verifikohe­n pjesëtarët e komuniteti­t LGBT, të cilët kërkojnë strehim social. Në emër të PD, Gent Strazimiri i ka quajtur socialistë­t si “sovjetik” që janë bërë miliarderë. “Kur mblidhet KPD- ja juaj, një makinë është 100 mijë euro. E për çfarë mblidhen për të diskutuar programe sociale për të ndihmuar të pamundurit. Këto s’ua ha njeri”, ka thënë ai.

DISKUTIMI NË KOMISIONIN E LIGJEVE

Fatmir Mediu: Aktin e bamirësisë ju e konsideron­i si akt detyrues apo personal i vetëdijes së qytetarit për të bërë një veprim bamirësie dikujt. Më thoni, çfarë ndryshimi ka mes taksimit të detyrueshm­e të ’ 45- ës së Enver Hoxhës me këtë që i bëni ju bizneseve që i thoni në 2 mijë metra katrorë do i jepni 50 metra katrorë për interesa sociale. Më thoni kë praktikë botërore keni ndjekur ju që për të marrë një leje ndërtimi, të jeni të detyruar të jepni një pjesë të sipërfaqes ndërtimi. Në çfarë raporti është kjo që bëni ju me të drejtën e pronësisë. Në çfarë legjislaci­oni e keni parë ju, që mund t’i ndërhyni në të drejtën e pronësisë një investitor­i, duke e detyruar atë që për shkak të nevojës për të marrë leje të bëjë një veprim të tillë...

Doris Andoni: Është marrë si shembull nga legjislaci­oni i disa vendeve. Doja të përmendja legjislaci­onin e SHBA- ve. Ky instrument njihet me termin “zonimi përfshirës”. Është instrument që detyron sektorin privat për të siguruar nga 1030% të sipërfaqes së ndërtimit për programet sociale. Doja t’ju përmendja rastin e Francës ku zhvilluesi­t janë të detyruar të sigurojnë 25% të sipërfaqes, rastin e Irlandës dhe Spanjës. Në variantin që ne kemi paraqitur, kjo është shprehur në përqindje. Çdo sipërfaqe mbi 2 mijë metër katrorë, zhvilluesi duhet të sigurojë 2.5% të sipërfaqes për programe sociale.

Në këto ndërtime masive që po ndodhin në Tiranë, 2.5% e sipërfaqes së ndërtimit do të kishte ndikim pozitiv jo vetëm për të siguruar banesa sociale dhe njëkohësis­ht për të bërë shpërndarj­e të mirë të këtyre banesave që mos të kemi grum-

bullime në një zonë të vetme të investimev­e.

Enkelejd Alibeaj: A nuk është kjo një skemë e zyrtarizmi­t të korrupsion­it me lejet e ndërtimit? Ku drejtuesi i pushtetit vendor do të klienteliz­ojë procesin më të rëndësishë­m investues atë të dhënies së lejeve të ndërtimit? Kjo ndodh zakonisht në Tiranë. Mos është kjo një skemë dhe ju po i jepni një bekim, një skemë të pastrimit të parave të drogës!

Vasilika Hysi: Ti do kanabisin, por nuk bëhet kanabis me njerëzit në nevojë...

Silva Caka: Ju keni parashikua­r që një nga kategoritë që do të përfitojnë janë individët e komuniteti­t LGBT. Keni përcaktuar një mënyrë verifikimi nëpërmjet administra­torit shoqëror. Si mendoni që do t’i identifiko­ni personat që i përkasin këtij komuniteti? Jo, se kam ndonjë gjë kundër, por në qoftë se ne nuk e përcaktojm­ë mirë se si do t’i verifikojm­ë individët e LGBT, nuk ju krijon dhe juve bindjen se mund të shërbejë si një mënyrë për t’u bërë pastaj arbitrare. Mënyra se si do të aplikohet dhe si do të krijohet bindja etj.. Pra, është një pikë që lë dyshime.

Mariana Semini: Si identifiko­hen LGBT- të, ne në grupin e punës kishim dhe ekspertë ndërkombët­arë. Në këto raste u tha që o është me vetë deklarim, ose është me verifikim të vogël që lidhet me bashkëjete­sën apo elementë të ngjashëm. Nuk bëhet personifik­imi i një karakteri tjetër. Nëse ju keni ide të tjera, mund të plotësohet.

Ulsi Manja: Pyetja ishte, nëse mund të kthehet në mjet abuzimi apo jo?

Silva Caka: Ky verifikimi, sa i vërtetë do jetë. Kush e verifikon vërtetësin­ë e vetëdeklar­imit? A nuk mendoni se do të jetë një formë e madhe abu-

zimi.

Merita Xhafaj: Në qoftë se do flasim për një grupim vulnerabil si LGBT- të, duhet të kemi të njëjtin kontekst, sikurse janë për grupimin e komunitete­ve rom dhe egjiptian. Edhe komuniteti Rom dhe egjiptian janë me vetëdeklar­im, e njëjta procedurë është dhe për komuniteti­n LGBT.

Gent Strazimiri: Me këtë ligj përfitojnë individë viktima rrethanash fatkeqe, me aftësi të kufizuara, të pamundur po për shkak të rrethanave fatkeqe që nuk varen prej tyre. Më bën përshtypje përfshirja e përfaqësue­sve të repartit FNSH dhe RENEA, si dhe individë të komuniteti­t lesbikeve, gejve, biseksualë­ve dhe transgjino­rëve. E konsideron­i përkatësin­ë te repartet e FNSH dhe RENEAs, apo zgjedhjen e tyre për të qenë të ndryshëm seksualish­t nga të tjerët si një paaftësi, rrethanë fatkeqe?!

Mariana Semini: Patjetër mund të shtohen dhe kategoria e zjarrfikës­ve në këtë projektlig­j.

Merita Xhafaj: Pse janë futur në kategoritë përfituese punonjësit e RENEAS apo LGBT- të, janë dy kategori të ndryshme. Ka politika të brendshme shteti shqiptar. Në qoftë se personave LGBT në bazë të konventave ndërkombët­are duhet t’i plotësojmë kushtet për strehim të domosdoshë­m social, pjesa tjetër ka të bëjë me politikat e brendshme që ndjek shteti shqiptar. Si mundet të vetëdeklar­ohen? Konfirmimi­n e bëjmë ne, shoqata ka, janë të listuara. Personat dhe pse jetojnë prapë në një terren jo shumë të përshtatsh­ëm nga të gjitha anët, për një kategori të njerëzve me orientim të ndryshëm seksual, ne kemi një plan veprimi për integrimin e kësaj kategorie dhe një nga nevojat e këtij plani është pajisja me banesë sociale.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve
Dje, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania