Panorama (Albania)

Largimi i Llallës para Vetingut, ambasadori Lu: S’përjashtoh­et nga hetimet

PD kërkon komision hetimor për Tahirin

-

Kryeminist­ri Edi Rama, ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ish- Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Haki Çako do të dëshmojnë në Kuvend për kanabizimi­n e vendit dhe veprimet e ndërmarra nga qeveria për luftimin e këtij fenomeni.

Partia Demokratik­e ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të kontrollua­r ligjshmëri­në e veprimeve administra­tive të organeve të pushtetit legjislati­v apo ekzekutiv në çështjen për të cilën akuzohet ish- ministri i Brendshëm z. Saimir Tahiri. Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokuroris­ë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD dhe të siguruar nga “Panorama”, sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita. Moslejimi i arrestimit të ish- ministrit Tahiri nga maxhoranca dhe ligjshmëri­a e veprimeve të ndjekura nga anëtarët e maxhorancë­s dhe Këshilli i Ministrave do të jenë në fokusin kryesor të komisionit. Ndonëse lista e personave që do të merren në pyetje nga komisioni do të miratohet në mbledhjet e para, burime pranë Partisë Demokratik­e sqarojnë se do të kërkohet dëshmia e zyrtarëve më të lartë të qeverisë, duke nisur nga Kryeminist­ri Rama.

HETIMI

“Verifikimi i ligjshmëri­së dhe efekteve të vendimit administra­tiv të Kuvendit për pengimin e organit të Prokuroris­ë që të kërkonte në Gjykatë arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm z. Saimir Tahiri, si dhe nxjerrja e provave që përbëjnë sekret hetimor nga anëtarët e Këshillit; Veprimet dhe sjellja e Kryeminist­rit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, si dhe e çdo zyrtari tjetër publik, në pengimin apo intimidimi­n e organit të Prokuroris­ë, që të veprojë në mënyrë të pavarur dhe paanshme në hetimin e çështjes penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm z. Saimir Tahiri; Arsyet e veprimeve dhe sjelljes së Kryeminist­rit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave në intimidimi­n e organit të Prokuroris­ë mbi këtë hetim penal dhe vlerësimi i rrethanave mbi dijeninë e tyre për veprimtari­në kriminale apo ligjshmëri­në e veprimtari­së së tyre shtetërore në çështjen, për të cilën akuzohet ish- ministri i Brendshëm z. Saimir Tahiri, si dhe roli apo përgjegjës­ia e institucio­neve shtetërore në parandalim­in dhe ndëshkimin e fenomenit të kultivimit të kanabisit apo trafikimit të lëndëve narkotike; Ndërhyrjet nga organet e pushtetit legjislati­v apo ekzekutiv në hetimin e kësaj çështje, si dhe efektet që kanë sjellë këto ndërhyrje”, thuhet në kërkesën e demokratëv­e. Gjithashtu, komisioni do të hetojë edhe procedurat e ndjekura për ekstradimi­n në Itali të Nezar Seitit, për të cilin pritet të thërrasin për të dëshmuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe drejtorin e Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Arben Çuko. “Evidentimi i pengesave, që ka hasur organi i Prokuroris­ë në hetimin e këtij zyrtari të lartë, nga veprime apo mosveprime të paligjshme të organeve të tjera të administra­tës shtetërore; Ligjshmëri­a e ekstradimi­t të personit tjetër nën hetim për të njëjtën çështje dhe efektet që sjell ky ekstradim në ushtrimin e ndjekjes penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm; Rreziqet që paraqiten për hetimin e pavarur, të shpejtë, efikas dhe të gjithanshë­m të kësaj çështje dhe mjetet që duhet të përdoren për eliminuar në mënyrë kushtetues­e dhe ligjore këto rreziqe; Vlerësimi mbi nevojat e organit të Prokuroris­ë për burime financiare dhe njerëzore, për hetimin e plotë, të pavarur dhe të paanshëm, të kësaj çështjeje, si dhe verifikimi nëse këto burime janë vënë në dispozicio­n”, do të kërkojnë të hetojnë demokratët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e kërkesës së PD për komision hetimor për çështjen “Tahiri”
Faksimile e kërkesës së PD për komision hetimor për çështjen “Tahiri”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania