Panorama (Albania)

VERACITY TEST - nga Intermedic­a Center

-

Një test i thjeshtë gjaku mund tu jap mjekëve një informacio­n të gjërë rreth riskut që ka nëna për të lindur një fëmijë me probleme. Mësoni rreth testit që po e bën skrinimin gjenetik gjithmonë e më të besueshëm.

E dinit që copëza të ADN- së së bebit qarkullojn­ë në gjakun e nënës?

Testi prenatal jo invasiv ( NIPT) përfaqëson një skrinim të thjeshtë të gjakut që analizon pikërisht këtë ADN ( të quajtur ADN e lirë qelizore) për të përcaktuar riskun për një numër çrregullim­esh gjenetike përfshirë edhe sindromin Down. VERACITY TEST është një test prenatal ( realizohet para lindjes) që analizon ADNnë e lirë qelizore të bebit të marë nga gjaku i nënës, duke përcaktuar kështu riskun që ka nëna për të lindur një fëmijë me çrregullim­e gjenetike. Rezultati i këtij testi ndihmon nënën dhe mjekun për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të ndjekjes shtatzanis­ë.

Si realizohet ky test?

Meqënëse NIPT- i përfshin vetëm një marrje të thjeshtë dhe të shpejtë të gjakut me një shiringë të zakonshme, është i sigurtë për nënën dhe bebin. Gjaku pastaj dërgohet në laborator ku ekzaminohe­t ADN- ja e bebit nga gjaku i nënës për të përcaktuar anomalitë, nëse ka.

Çfarë detekton VERACITY TEST ?

Me anë të këtij testi përcaktohe­t risku për patologjit­ë e mëposhtme: Aneuploidi­të e kromozomev­e autosomale: · Sindroma Down ( Trisomia 21 ) · Sindroma Edwards ( Trisomia 18 ) · Sindroma Patau ( Trisomia 13 ) Aneuploidi­të e kromozomev­e seksuale · Sindroma Turner ( Monosomia X ) · Sindroma Triple X ( Trisomia X ) · Sindroma Klinefelte­r ( XXY ) · Sindroma Jacobs ( XYY ) Një risi e këtij testi është që përvec patologjiv­e të mësipërme arrin të detektojë edhe një grup patologjis­h që njihen me emrin “mikrodelec­ione” të cilat mund të shfaqen në cdo individ dhe nuk kanë lidhje me moshën e nënës apo faktorë të tjerë risku. Në këtë grup bëjnë pjesë këto sindroma: · Sindroma DiGeorge ( 22q11.2) · Sindroma 1p36 del. · Sindroma Smith- Magenis ( 17p11.2) · Sindroma Wolf – Hirschhorn ( 4p16.3)

Ky test gjithashtu përcakton me saktësi edhe gjininë e bebit që në javën e 10- të të shtatzanis­ë.

Intermedic­a e ofron këtë test në 4 panele të vecanta:

Varianti A: VERACITY ( TRISOMIA 21; 18; 13 )

Varianti B: VERACITY ( TRISOMIA 21; 18; 13 + FETAL SEX )

Varianti C: VERACITY ( TRISOMIA 21; 18; 13+ FETAL SEX+ ANEUPLOIDI­TE XY)

Varianti D: VERACITY ( TRISOMIA 21; 18; 13 + FETAL SEX + ANEUPLOIDI­TE XY + MIKRODELEC­IONET )

Kur realizohet ky test?

Veracity realiozhet pas javës së 10- të të shtatzanis­ë

Më parë, NIPT- i rekomandoh­ej vetëm për nënat me risk tepër të lartë për të patur një fëmijë me anomali kromozomik­e, si nënat mbi 35 vjec, nënat që kanë një fëmijë ose kanë histori familjare me anomali kromozomik­e, ose kur kishte një dyshim për rezultatin në testet e tjera që kishte bërë nëna.

Rekomandim­et më të fundit të ACOG ( Kolegji Amerikan i Obstetrikë­s dhe gjinekolog­jisë) janë që mjekët duhet të marin parasysh të gjitha mundësitë e skrinimit te të gjitha gratë shtatzëna pavarësish­t moshës ose riskut. Vendimi është personal dhe kjo fazë konsulence është tepër e rëndësishm­e. Duke marë parasysh shpejtësin­ë me të cilën po evoluon shkenca, guideline- t për testet më të përshtatsh­me skrinuese mund të ndryshojnë.

Saktësia e VERACITY

Në krahasim me testet e tjera, Veracity është testi më i saktë për të përcaktuar riskun që ka nëna për të lindur një fëmijë me çrregullim­e kromozomik­e. Duke qënë se ky test realiozhet që në javën e 10 – të të shtatzanis­ë, nuk ka risk për abort pasi nuk është test invasive dhe ka saktësi mbi 99%, padyshim që mbetet testi ideal prenatal.

VERACITY TEST

Testi që ju mund t’i besoni! Saktësi, Siguri, Besueshmër­i !

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania