Panorama (Albania)

Nuk e kanë me Teatrin, e kanë me godinën

- REDI GJUZI

Robert Ndrenika nuk ësh të vetëm një aktor i madh, ndër më të talentuari­t që ka teatri e kinemaja, ai është edhe një qytetar i vjetër i Tiranës. Kjo i jepte një tjetër kuptim shpërthimi­t të tij, para aktorëve të tubuar kundër ligjit të ri për artin si dhe shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Si një aktor, që ka kaluar disa breza...

politikë, edhe sistemin komunist, edhe zvarritjen grabitëse të tranzicion­it, në fjalën e tij ai nuk u ndal në protestën e aktorëve për ligjin e artit, por në ruajtjen e godinës. Në fakt, protesta e aktorëve nisi si një reagim kundër ligjit të ri të artit që i zhvishte nga kompetenca­t artistët dhe i kalonte ato nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, pra, qeverisë dhe për rrjedhojë partisë në pushtet. Ndrenika, gjatë fjalës së tij, nuk u zgjat te kjo pjesë e protestës. I rritur nën dhunën komuniste mbi artin, teatrin e filmin, për Ndrenikën, nuk ishte kjo pjesa më e rëndësishm­e e atij tubimi. Ai e di, që regjimet, sado perverse të jenë, vdesin. Dhe më pas, artit i vjen liria. Por, Ndrenika kishte kryesisht një problem të madh. Shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar për ndërtimin e pallateve. “Të gjitha dyqanet, që janë ndërtuar pas, kanë qenë pronë e teatrit. Vit pas viti ato janë privatizua­r dhe tani privatët do të ndërtojnë kulla dhe aneks të jetë edhe teatri”, theksoi i irrituar Ndrenika, para aktorëve të teatrit. Ndrenika e mbron godinën e Teatrit Kombëtar, si një aktor që është rritur aty. Ka parë breza para tij dhe pas tij të dilnin në skenën e asaj godine. Robert Ndrenika ka frikë se mos i shembin teatrin, si memorien e artit të të gjithë brezave të aktorëve, që ka nxjerrë ky vend. Por si një qytetar i vjetër i këtij qyteti, këtu gabohet.

Ata që po planifikoj­në kullat, nuk e kanë problemin me Teatrin Kombëtar si institucio­n, por me godinën. ( Për teatrin dhe përdorjen e artit po bëjnë ligjin e ri). Ajo godinë është ndërtuar para vitit 1945 dhe ky është sot fati i vet i zi. Ajo e ka të firmosur fundin, pikërisht se është ndërtuar para lufte. Ashtu siç e kishte fundin, për të njëjtin shkak edhe kinema “17 nëntori”, ashtu siç e kishte fundin edhe kinema “Republika”, ashtu siç e kishte fundin edhe stadiumi “Qemal Stafa”, ( këta janë emrat komunistë për godinat e ndërtuara para 1945) dhe dhjetëra godina të tjera të ndërtuara në kohën e Zogut dhe nga Italia para lufte. Jo vetëm se ishin në vende të lakmueshme për ndërtime, por se ishin ndërtuar para lufte. Muzeu, apo Teatri i Operës mund të ndërtohesh­in kudo në Tiranën e re të komunistëv­e, por ato u ndërtuan aty për të shembur diçka historike. Edhe stadiumi mund të ndërtohej sot, gjigant e i habitshëm, në çdo periferi apo në bulevardin e ri të Tiranës, por ai duhet të shembte godinën e vjetër të italianëve, memorien. Kjo është fatkeqësia e Teatrit Kombëtar. Se po të ishte ky institucio­n, fjala vjen, te Pallati i Kulturës, te Muzeu Kombëtar, apo te Piramida e diktatorit, as do i shkonte ndërmend njeriu ta shembte. Kjo është arsyeja pse, ata që çirreshin për kangjellat e ish- Ambasadës Ruse ( godina e Presidencë­s), apo tuboheshin me lot para Piramidës ( në kohën kur u mor vendimi të shembej), sot heshtin. Prandaj ata e kanë lënë vetëm sot Robert Ndrenikën, jo si aktor, por si tirons i vjetër.

Se ky qytet po rindërtohe­t, por për habi asnjë godinë e ndërtuar pas vitit 1945 nuk është shembur. Fjala vjen, të shembet godina e shëmtuar e Muzeut Kombëtar dhe të risillet Bashkia e vjetër, apo të shembet godina sovjetike e Pallatit të Kulturës dhe të risillet porta e vjetër e pazarit. S’do ndodhin kurrë këto, edhe pse godinat e ndërtuara nga kinezë e rusë dhe arkitektë komunistë rrinë shëmtuar si damkë e keqe mbi këtë qytet. Në të kundërt, gjithçka e vjetër do të eklipsohet. Do kornizohet me një pallat të ri të artë, godina kineze e 15- katëshit, por do eklipsohet me një apo dy kulla Sahati në qendër. Do rrijë në hijen e gradaçelav­e ( edhe për pak kohë), ish- godina e Lidhjes së Shkrimtarë­ve, ashtu si mban mbi supe një godinë 24- katëshe varri i Kapllan Pashës. Sikundër u kafshua gjithçka e mbetur nga shtëpitë karakteris­tike me stil italian të viteve 1930- 1940 e deri edhe te bulevardet që po deformohen përditë. Por nuk do guxojë njëri të shembë ndonjë godinë puniste. Halli i madh, është godina e Teatrit të Kukullave bashkë me ministritë dhe godinën e Universite­tit. Por po mendojnë edhe për to.

Ato që nuk arriti t’i shembë Enveri, do i shembin pasardhësi­t. Ky qytet nuk ka më memorie, është i gjithë i ndërtuar pas vitit 1945 dhe pas vitit 2000. Biologjiki­sht janë të njëjtët vendimmarr­ës. Këtë fat do ketë edhe “Dopolavoro”, jo se është brenda tij Teatri Kombëtar i Robert Ndrenikës, por se arkitekti është i paraluftës, dhe ajo godinë i bën karshillëk “zhvillimit”. Ndaj, Robert Ndrenika si aktor e ka gabim që irritohet për institucio­nin. Fati i tij i keq është që Teatri Kombëtar është mbi atë godinë. Robert Ndrenika nuk duhej të ishte bërë aktor, por “diplomat”, sikundër ironizonte në përgjigjen që i jepte dje ministres së Kulturës, do të ishte i sigurt që godinën e Ministrisë së Jashtme nuk do e shembnin kurrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania