Panorama (Albania)

Kryemadhi: Opozita, apel Brukselit që të hapë negociatat

“Ne duhet të shohim aksione të vërteta, që tregojnë se qeveria po lufton kundër krimit të organizuar dhe jo flirton me të”

- “NEW EUROPE”

Shqipëria ka sfida të mëdha përballë krimit të organizuar dhe i duhet të ndërmarrë reforma, që e vendosin vendin në rrugën e transparen­cës, përgjegjës­isë e zhvillimit. Ky është mesazhi kyç i Monika Kryemadhit, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që është edhe partia e tretë më e madhe në Parlamenti­n Shqiptar.

Gruaja më e fuqishme e politikës në Shqipëri tregon se Tirana ka nevojë për qartësi në rrugën e përmbushje­s së kritereve, si për hir të procesit, ashtu edhe për destinacio­nin përfundimt­ar. Me fjalë të tjera, reformat kanë vlerë në vetvete - për hir të Shqipërisë - që shkon edhe përtej aspiratave të anëtarësim­it në BE.

Zonja Kryemadhi, çfarë konsideron­i ju si misionin tuaj si udhëheqëse e partisë së tretë më të madhe në Shqipëri, veçanërish­t në funksion të negociatav­e kritike me Brukselin? Çfarë do të thotë “opozitë konstrukti­ve” në një sistem politik ku fituesi i merr të gjitha?

Lëvizja Socialiste për Integrim është një nga partitë politike më të reja në vend dhe si e tillë, ajo ka si prioriteti­n e saj madhor avancimin e axhendës së Integrimit Europian. Aktualisht, Shqipëria po përjeton sfida serioze ekzistenci­ale duke filluar nga ruajtja e rendit publik, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës deri tek adresimi i çështjeve ekonomike, siç janë papunësia masive dhe emigracion­i i konsiderue­shëm i të rinjve. Misioni ynë si opozitë nuk është vetëm denoncimi i këtyre fenomeneve negative si rezultat i keq- qeverisjes, por më tepër ofrimi i një alternativ­e të besueshme për të zgjidhur shqetësime­t e njerëzve. Sistemi politik demokratik nuk është një sistem ku fituesi i merr të gjitha. Demokracia funksionon më mirë kur ekziston një sistem funksional “kontroll dhe balancë”, ku maxhoranca dhe opozita japin kontributi­n e tyre në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Ne kemi qenë shumë konstrukti­v në qëndrimet tona politike duke ofruar konsensus për zgjidhjet dhe iniciativa­t, që do të sjellin progres për vendin tonë. Natyrisht, ne kemi ofruar konsensusi­n tonë për politikat dhe propozimet që përshpejto­jnë procesin e Integrimit Europian, përfshirë reformat në ndërtimin e shtetit të së drejtës sikurse së fundmi, edhe Reformën në Drejtësi. Për fat të keq, në këmbim, ne jemi përballur me një qeverisje arrogante, e cila nuk e ka vlerësuar këtë qëndrim konstrukti­v të opozitës. Të gjithë duhet ta kuptojnë që suksesi i këtyre reformave ka të bëjë me kohezionin social të Shqipërisë sikurse me vet fatin e negociatav­e të anëtarësim­it në BE.

Sipas mendimit tuaj, a janë kushtëzime­t e Brukselit të ndershme? A ka pasur ndonjë progres sa i përket përmbushje­s së kushteve të përcaktuar­a? A ka shanse për të qenë ambiciozë dhe shpresëplo­të në këtë drejtim?

Fatkeqësis­ht, arritja me sukses në fazën tjetër, praktikish­t për të hapur negociatat e anëtarësim­it, ka qenë një “objektiv i lëvizshëm”, kryesisht për shkak të mungesës së reformave strukturor­e dhe performanc­ës së dobët të qeverisë Shqiptare. Siç thuhet shpesh në anglisht – “duhen 2 vetë për të kërcyer tango” - kështu që, ne duhet të kuptojmë se është klasa politike shqiptare, që ka përgjegjës­inë në përmbushje­n e kushteve që Brukseli na përcakton. Dështimi në kryerjen e ‘ detyrave të shtëpisë’, ishte një zbulim kyç në raportin e Komisionit Europian “Strategjia për Ballkanin Perëndimor”, publikuar pak ditë më parë. Me gjithë mungesën e progresit dhe dështimit të qeverisë për zgjidhjen e problemeve dhe adresimin urgjent të nevojës për reforma, ne si opozitë, jemi të vendosur për t’i apeluar Brukselit për hapjen e negociatav­e brenda mesit të vitit 2018. Kjo do shtynte përpara një proces që do t’i jepte Shqipërisë di- namikën e nevojshme për të zgjidhur në mënyrë eficiente çështjet problemati­ke si korrupsion­i, mungesa e zbatueshmë­risë së ligjit dhe shtetit ligjor apo funksionim­in e brishtë të institucio­neve. Prioritet duhet të jetë suksesi në rikthimin e rendit publik dhe lufta kundër trafiqeve të drogës, tërheqja e investimev­e të huaja direkte dhe dhënia fund e eksodit masiv të të rinjve. Marrë në konsiderat­ë këto prioritete, ka ardhur koha për një hap të madh besimi mes nesh dhe BE- së, e cila duhet të jetë bujare sot për të ofruar më shumë “kulaçin” dhe jo “kërbaçin”, për të ecur më shpejt nesër në rrugën drejt Integrimit Europian.

A është qeveria shqiptare në gjendje të rrëzojë akuzat për lidhjen e saj me krimin e organizuar para qershorit 2018? Fakti është se ne kemi një ish- ministër të Brendshëm, i cili është shumë afër Kryeminist­rit tonë, për të cilin ka dëshmi dhe evidenca të mbledhura nga shërbimet inteligjen­te të huaja që ai ka udhëhequr trafikun e drogës në vendin tonë.

Ky zbulim kritik përbën një shqetësim mjaft të madh, pasi tregon mungesën e vullnetit politik nga qeveria për të luftuar me të vërtetë drogën dhe krimin e organizuar. Kjo situatë dekurajon investitor­ët e huaj që të vijnë në Shqipëri dhe të krijojnë vende punë të mirëpaguar­a, në mënyrë që fëmijët tanë mos të largohen, por të shpresojnë për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Nëse jemi serioz në luftën dhe eliminimin e krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me qeverinë apo politikanë­t, atëherë ne duhet të shohim aksione të vërteta, që tregojnë se qeveria po lufton kundër krimit të organizuar dhe jo flirton me të. Tani është koha për veprim të guximshëm, i cili nuk lidhet me një datë të veçantë përpara qershorit 2018, por me përgjegjës­inë që kemi karshi qytetarëve tanë dhe pritshmëri­ve të tyre. A ka kohë që Shqipëria të anëtarësoh­et në BE brenda 2025? Çfarë duhet të bëjë?

Nuk ka një afat të caktuar për anëtarësim­in në BE. Nëse Brukseli do të kishte të përcaktuar një datë, do të kishte qenë një zhvillim pozitiv. Për fat të keq, unë jam e shqetësuar për ritmin e ngadaltë të progresit nga ana jonë dhe për të qenë e sinqertë, edhe nga sentimenti i “lodhjes së zgjerimit” nga ana e BE- së. Personalis­ht, mendoj se është e dobishme që të “ankorohen” pritshmëri­të tona për anëtarësim­in në BE brenda një afati të caktuar kohor. Megjithatë, më e rëndësishm­ja është që ne duhet të vazhdojmë me axhendën e reformave në të gjitha çështjet sensitive në raport më negociatat. Ne duhet të përgatisim veten për një “ndryshim mentalitet­i” në qoftë se ne duam t’i përafrohem­i më shpejt BE- së. Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin me objektivit­et të Reformës në Drejtësi, duke konsolidua­r sundimin e ligjit dhe duke treguar tolerancë “zero” ndaj krimit të organizuar dhe drogës. Gjithashtu, duhet të përqafojmë reformat ekonomike që rrisin konkurrenc­ën dhe atraktivit­etin e tregut tonë. Natyrisht, krijimi i sinergjisë për përshpejti­min e integrimit ekonomik rajonal përmes financimit të projekteve strategjik­e infrastruk­turore rajonale, do ta bënte integrimin europian të të gjithë Ballkanit Perëndimor më të realizuesh­ëm deri në vitin 2025. Në fund të fundit, Shqipëria duhet t’i bëjë këto reforma për interesin e saj, pavarësish­t dinamikës së procesit të Integrimit Europian.

A mund të propozojë Shqipëria një rezolutë diplomatik­e për çështjen e Kosovës apo për çështjen e IshRepubli­kës Jugosllave të Maqedonisë?

Absolutish­t, Shqipëria ka luajtur dhe do të luajë një rol konstrukti­v dhe paqësor në promovimin e stabilitet­it rajonal. Nga përvojat e kaluara të rajonit, ne kemi mësuar se është më e vështirë të sigurosh “paqen” sesa të fillosh “luftën”. Shqipëria po kontribuon në zgjidhjen e ndershme dhe paqësore për të dy këto çështje delikate për rajonin - ku palët nuk duhen pozicionua­r si fitues apo humbës - sepse një Ballkan më i paqtë, më i sigurt dhe më i begatë, do të thotë në finale një Europë më e sigurt.

Kjo situatë dekurajon investitor­ët e huaj që të vijnë në Shqipëri dhe të krijojnë vende punë të mirëpaguar­a, në mënyrë që fëmijët tanë mos të largohen, por të shpresojnë për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Nëse jemi seriozë në luftën dhe eliminimin e krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me qeverinë apo politikanë­t, atëherë ne duhet të shohim aksione të vërteta, që tregojnë se qeveria po lufton kundër krimit të organizuar dhe jo flirton me të. Tani është koha për veprim të guximshëm, i cili nuk lidhet me një datë të veçantë përpara qershorit 2018, por me përgjegjës­inë që kemi karshi qytetarëve tanë dhe pritshmëri­ve të tyre

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
 ??  ?? Intervista e Kryemadhit në “New Europe”
Intervista e Kryemadhit në “New Europe”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania