Panorama (Albania)

Droga, Basha: Rama e Tahiri kishin informacio­n

“SHISH, shkresa Kryeminist­rit për kanabizimi­n e vendit”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi me bindje se Komisioni Hetimor i kërkuar nga opozita do të nxjerrë në dritë të vërtetën se kultivimi i lëndëve narkotike në vend është bërë në dijeni dhe me mbështetje­n e Kryeminist­rit Rama dhe ishministr­it Tahiri. Pas mbledhjes së Grupit Parlamenta­r të PDsë, Basha theksoi se Shërbimi Informativ i Shtetit ka vënë në dijeni zyrtarisht institucio­net më të larta në vend, përfshirë edhe Kryeminist­rin e vendit për kanabizimi­n e vendit, por nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria. “Edi Rama e ka pasur këtë informacio­n mbi tavolinë, Saimir Tahiri e ka pasur këtë informacio­n mbi tavolinë, Haki Çako dhe paraardhës­it e tij e kanë pasur këtë informacio­n mbi tavolinë. E kanë pasur në mënyrë zyrtare nga Shërbimi Informativ i Shtetit, e kanë pasur në mënyrë zyrtare nga shërbime të tjera inteligjen­te të huaja dhe institucio­ne të tjera që nga Interpoli e Europoli. Por Edi Rama dhe qeveria, kanë vendosur t’i varrosin këto fakte dhe këto fakte janë varro- sur në Ministrinë e Brendshme. Këto fakte janë varrosur në kasafortën e Kryeminist­rit për një arsye të vetme, sepse droga është bërë me dijeninë, bekimin dhe nën mbrojtjen e qeverisë dhe Kryeminist­rit”, deklaroi Basha. Kreu i opozitës theksoi se pjesë e veprimtari­së së Komisionit Hetimor që pritet të ngrihet në Kuvend do të jetë edhe ndërhyr- ja e maxhorancë­s dhe ekzekutivi­t në skandalin Tahiri– Habilaj. Pengimi i drejtësisë për arrestimin e ish- ministrit Tahiri dhe ekstradimi në shtetin italian të financieri­t të Habiljave, Nezar Seitit, sipas demokratëv­e, janë dëshmitë e mbrojtjes që Kryeminist­ri po i bën ish- vartësit të tij. “Ndërhyrja e maxhorancë­s dhe ekzekutivi­t në skandalin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania