Panorama (Albania)

Vlahutin: Presim fundin e hetimeve nga Prokuroria për Tahirin

“Heqja e imunitetit të deputetëve është një përgjegjës­i sovrane e Parlamenti­t”

-

Ambasadorj­a e Prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, tha dje se është në pritje të përfundimi­t të hetimit nga Prokuroria nëse ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është fajtor ose i pafajshëm. “Heqja e imunitetit është një përgjegjës­i sovrane e Parlamenti­t.

Presim me padurim që çështja të përfundojë nga ana e Prokuroris­ë. Ne po monitorojm­ë nga shumë afër të gjithë procesin dhe presim rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”, tha Vlahutin. Deklarata e ambasadore­s së BEsë në Tiranë erdhi si përgjigje ndaj shqetësimi­t të ngritur nga deputetët e Partisë Demokratik­e për çështjen “Tahiri” në sesionin e parë të takimit të 12- të të Komitetit Parlamenta­r të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri që po mbahet në Tiranë. E pyetur për rolin e ONM- së në ngritjen e organeve të reja të Prokuroris­ë dhe Gjykatës, Vlahutin tha se Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ka vetëm rol këshillues. “Po flasim për rekomandim­et e ONM- së, pra, për personat që kanë aplikuar si jo profesioni­stë, në këshilla. ONM ka një rol shumë të madh këshillues dhe Parlamenti ka rolin vendimtar për këtë. Pra, është përgjegjës­i e Parlamenti­t të Shqipërisë. Nuk e di nëse publiku ka mendime, por ka pasur mendime të ndryshme nga ONM dhe nga Parlamenti për elementë të CV- ve të kandidatëv­e, apo interpreti­meve të letrës së interesit të shprehur nga kandidatët. Pra, ligji është i tillë që Parlamenti është ai që vendos, ndërsa ONM ka vetëm rol këshillues”, tha ambasadorj­a Vlahutin.

KANABISI Debatit në Komitetin Parlamenta­r të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri nuk i shpëtoi as çështja e kultivimit të kanabisit.

Duke iu përgjigjur deputetit demokrat Aldo Bumçit, Vlahutin theksoi se duke iu referuar të dhënave të Guardia di Finanza, gjatë 2017- s ka pasur një ulje të kultivimit të kanabisit.

“Ai grafik tregon se po punohet akoma më shumë. Ne varemi shumë nga infor- macioni që kolegët tanë italianë na japin. Kultivimi i kanabisit është problem i hershëm. Aksioni në Lazarat nuk ndihmoi që ky problem të zhdukej, të dhënat e Guardia di Finanza thonë se është rritur kultivimi. Por, sipas saj, në 2017- ën ka pasur një ulje dramatike, jemi në pritje të sho- him se si do të jetë 2018- a. Nisur nga eksperienc­a e Lazaratit, presim qëndrueshm­ëri”, u shpreh Vlahutin. Pak ditë më parë, gjatë një interviste për agjencinë gjermane, Dojçe Vele, ambasadorj­a Vlahutin, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se po mbështet punën e qeverisë, tha se puna e saj bazohet nga burimet e certifikua­ra të informacio­nit të BE- së dhe jo qëndrimet personale. “Puna jonë si diplomatë nuk është që të biem në kurthin e retorikës së politikës së ditës, por të shqyrtojmë faktet e konfirmuar­a dhe vetëm faktet e konfirmuar­a. Dhe kur them të konfirmuar­a, e kam fjalën për fakte të vërtetuara nga institucio­ne dhe agjenci të shumta të Bashkimit Europian, Shteteve Anëtare dhe partnerëve të tjerë ndërkombët­arë, në një proces shumë kompleks dhe gjithëpërf­shirës të shkëmbimit të informacio­nit dhe konsultime­ve ndërmjet shërbimeve. Kur Përfaqësue­sja e Lartë e BE- së ose Komisioner­i flasin për reformat në një vend, të lidhura me BE, vlerësimi i tyre bazohet në shumë burime informacio­ni dhe nëse ata thonë publikisht se Shqipëria po përparon, kjo do të thotë vetëm një gjë: që institucio­net e BE- së kanë identifiku­ar se ka në fakt përparim”, tha Vlahutin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania