Panorama (Albania)

Ambasadori Lu: Kush shmang vetingun, nuk përjashtoh­et nga hetimi

-

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cilësoi tërheqjet e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve nga detyra dhe automatiki­sht dhe nga vetingu si fitore të drejtësisë. Por, sipas tij, kjo tërheqje nuk i imunizon ata nga ndjekja penale nëse kanë kryer korrupsion apo shkelje me detyrën. “Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, u shpreh dje ambasadori Lu për mediat. Sipas tij, ata që kanë frikë nga vetingu, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e mëtejshme.

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish- zyrtarë nga përgjegjës­itë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangsh­me penale”, theksoi ambasadori. Të shtunën ish- Kryeprokur­ori Adriatik Llalla i dorëzoi Presidenti­t të Republikës kërkesën për t’u tërhequr nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit. Njëherësh, ai iu drejtua edhe organeve të vetingut me kërkesën për të mos iu nënshtruar këtij procesi. Mandati i Adriatik Llallës përfundoi më 7 dhjetor 2017, pas qëndrimit në krye të organit të akuzës për 5 vite. Gjatë procesit të zëvendësim­it të tij me një prokuror të përkohshëm, ishte sërish Donald Lu që foli ashpër. Ai tha se Shqipëria duhet të zgjedhë një kryeprokur­or, që të mos mbrojë më politikanë­t e korruptuar, duke iu referuar indirekt Adriatik Llallës, që, sipas ambasadori­t, ka mbyllur çdo dosje korrupsion­i. Por nuk është vetëm Llalla që është tërhequr nga detyra që pritej të merrte. Besnik Imeraj, gjyqtar Kushtetues­e dha dorëheqjen një javë më parë për arsye shëndetëso­re, duke e futur atë në kolaps, ndërkohë që Gjykata Kushtetues­e po kalonte procesin e vetingut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania