Panorama (Albania)

Tkurret popullsia, INSTAT: Bien lindjet

Uljet më të larta të popullsisë, Gjirokastë­r, Dibër e Berat

-

Numri i popullsisë së Shqipërisë për 2018 ka rënë me 0,2 për qind, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 2.870.324 banorë. Shifrat për popullsinë u bënë dje publike nga Instituti i Statistika­ve. Referuar shifrave zyrtare, për vitin 2017 numri i lindjeve ka rënë me 2,7 për qind, ndërsa numri i emigrantëv­e është 39,905 persona dhe i imigrantëv­e 25,003 persona. “Numri i lindjeve në 2017 ishte 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në vitin 2017 është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë është 8.637 persona. Në vitin 2017, numri i emigrantëv­e është 39.905 persona dhe numri i imigrantëv­e, 25.003 persona. Migracioni neto ( diferenca midis imigrantëv­e dhe emigrantëv­e), rezulton - 14.902 persona”, shpjegon Instituti i Statistika­ve. Nga përllogari­tjet e popullsisë, më 1 janar 2018 rezulton se vetëm tri qarqe të vendit shënuan një rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa nëntë prej tyre shënuan një rënie të saj. Rritja më e madhe u vu re në Tiranë, me shtim 25 për 1000 banorë, duke u pasuar nga Durrësi 16,9 për 1000 banorë dhe Vlora 2,15 për 1000 banorë). Uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastë­r, me rënie 45,3 për 1000 banorë, Dibër 36,6 për 1000 banorë dhe Berat - 34,2 për 1000 banorë. Me përkeqësim janë shfaqur edhe shifrat për raportin gjinor. Sipas Institutit të Statistika­ve, raporti gjinor i popullsisë ka pësuar një rënie, duke shënuar vlerën 101,3 burra për 100 gra në vitin 2017, nga 102,5 që ishte në vitin 2016.

 ??  ?? Grafiku i ecurisë së popullsisë
Grafiku i ecurisë së popullsisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania