Panorama (Albania)

“MËSIM SI NË VITET 1800”

-

Vonesa e pagave duket se ishte vetëm maja e një ajsbergu të madh shqetësime­sh, që i mundon prej kohësh pedagogët e që kanë sjellë mosfunksio­nim të universite­tit.

Kalimi i pagave e madje edhe ndjesa e ministres së Arsimit nuk i ka qetësuar akademikët. Problemi, thuhet të jetë shumë më i madh se kaq. Bëhet fjalë për një bllokim total, që ka sjellë ligji i arsimit të lartë. Bordet e administri­mit të financave, shumica e të cilëve të komanduar nga pushteti, sipas pedagogëve, ka cenuar rëndë autonominë financiare. E pa të, s’mund të ketë as liri akademike. Kështu, dhjetëra pedagogë, pjesë e Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universita­re, të mbledhur një ditë më parë në ambientet e Fakultetit të Histori- Filologjis­ë, ranë dakord për nisjen e një organizimi për gjithë situatën e krijuar ndaj profesorëv­e, duke zgjedhur edhe përfaqësin­ë në dialogun me Ministrinë e Arsimit. “TË NDRYSHOHET

LIGJI” Ligji i ri i Arsimit të Lartë, i hyrë në fuqi prej më shumë se dy vitesh, vijon të kontestohe­t në qarqet akademike. Duke marrë shkas nga incidenti i fundit, ardhur si pasojë e moskomport­imit të mirë që solli ky ligj në universite­te, Mark Marku, koordinato­ri i Forumit të Liritë Akademike dhe Autonominë Universita­re, kërkoi ndryshimin e tij. “Një ligj nuk është si piramidat e Egjiptit, që ndërtohen dhe nuk shemben më. Kështu që një ligj, në qoftë se nuk funksionon, mund të ndryshohet. Hajde të hyjmë në negocim”. Vonesa e akteve ligjore, sipas pedagogëve e ka bërë të pazbatuesh­ëm këtë ligj. Edhe pedagogu Kastriot Gjika e sheh fajtorin te dokumenti i kontestuar që në krye të herës e madje, edhe pasi mori “OK” në Kuvend. “Gjërat kanë ardhur duke u degraduar. Në debatin për funksionim­in e universite­teve, me ligjin e ri dolën në pah edhe probleme bazike. Mësimi sot në auditorë zhvillohet në kushte të prapambetu­ra. “Aktualisht, po futemi në sezon provimesh dhe asnjë prej fotokopjev­e të fakultetit nuk funksionon, nuk ka letër të bardhë që të prodhojmë tezat, nuk ka shkumësa, fshirëse, energji e as ngrohje. Ne bëjmë mësim me një brez të teknologji­zuar, njëlloj si mësuesit e shkollave të fshatrave, të viteve 1800- 1900”, tha pedagogu Marku. Shkaku është ai ligji për arsimin e lartë, i cili u miratua në atë variant, përkundër dëshirës dhe vullnetit të pedagogëve.” Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problemati­ke, akademikët kërkojnë negocime me Ministrinë e Arsimit e, madje, ndërhyrjen e menjëhersh­me të Kryeminist­rit. “Ne s’jemi këtu për ultimatum, por për të bërë një grup negociator­ësh, që të negociojnë me Kryeminist­rin për ta ndryshuar ligjin e arsimit të lartë, për t’i kërkuar të shkarkojë anëtarët e tjerë të bordit”, tha pedagogu Agron Gjekmarkaj.

“SOT PA RROGA, NESËR PA GODINA” Shkelja më e rëndë, sipas akademikëv­e të UT- së, është mbulimi i pjesshëm i rro- gave nga ministria. “Qeveria nuk na i mbulon neve pagat e plota të 12 muajve. Ka 3- 4 vjet, që ne 3 muaj ua marrin studentëve. Kjo është shkelje me të dyja këmbët”, vuri në dukje pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Fabian Topollaj. “I refuzojmë në qoftë se na jepen prej studentëve.” Ishte kjo fjalia e thënë njëzëri nga të gjithë pedagogët e pranishëm në takimin e një dite më parë. Por, gjithsesi, çështja e pagave duket se kaloi në plan të dytë. Gjithë shqetësimi i pedagogëve është menaxhimi i universite­tit. E për këtë drejtojnë gishtin e akuzës nga Bordi i Administri­mit dhe administru­esit. “Shohim që Bordi i Administri­mit dhe administra­tori sillen si opozitë me rektorin dhe pjesën tjetër të trupës akademike, me një

Një projekt i ri për të shmangur problemet në shkolla do të vihet në zbatim nga muaji mars. Projekti pilot, i lançuar një ditë më parë nga Kryeminist­ri Edi Rama, parashikon që, fillimisht, 15 gjimnaze të Tiranës të pajisen me një oficer policie, të quajtur ndryshe kujdestar, që do të sigurojë mbarëvajtj­en e qëndrimit në klasë dhe jashtë saj. “Jemi të vetëdijshë­m që mes mësuesve, prindërve, nxënësve dhe Policisë së Shtetit për të gjitha ato raste shqetësues­e, të vogla, apo të mëdha që shfaqen në jetën e shkollës, ka një hendek. Për këto arsye do krijohet figura e oficerit të sigurisë që nuk është një polic, që nuk vjen në komuniteti­n e shkollës për të ushtruar kontrolle, që nuk ka asnjë detyrë për të marrë masa, por që i bashkëngji­tet trupës mësimore dhe trupës së prindërve si një figurë kujdestari për mbarëvajtj­en e bashkëjete­sës jashtë klasës dhe në oborrin e shkollës, si dhe në marrëdhëni­et mes klasës, oborrit dhe pjesës jashtë”, nënvizoi Rama nga gjimnazi “Qemal Stafa”. Në fakt, nuk do të jetë një, por dy ose tre oficerë që do të garantojnë sigurinë. Kujdestarë­t do të trajtohen nga akademia e sigurisë, por detyra nuk do të jetë mirëfilli policie, por më shumë e lidhur me bashkëpuni­min brenda komuniteti­t. “Do të jenë miqtë e nxënësve, miqtë e mësuesve, miqtë e prindërve. Pra, në një farë mënyrë do të kompensojn­ë një lloj boshllëku lloj arrogance, që nuk ka qenë e zakontë në Universite­tin e Tiranës”, thekson Gjekmarkaj. Pedagogu i gazetarisë Mark Marku, theksoi se ky takim nuk është thjesht një reagim për pagat, por edhe për gjendjen jo të mirë dhe kushtet e papërshtat­shme të punës në universite­te. “Nuk ka kohë të heshtim. Këtë radhë na lanë pa rroga, nesër që mësuesit nuk e mbushin dot, që prindërit nuk e mbushin dot, që vetë nxënësit nuk e mbushin dot, që është ajo zona e ndërmjetme e veprimit e të gjithë këtyre të tjerëve. Ne kemi shumë besim që edhe këtu, pra, në sistemin tonë arsimor do të marrin rezultatet që të tjerët kanë marrë nga kjo eksperienc­ë”, nënvizoi Kryeminist­ri. Ky projekt është krijuar për mbulimin e të gjitha gjimnazeve, por që nga marsi do të nisë zbatimin e tij në vetëm 15 të tilla në kryeqytet. Në të ardhmen, pritet që edhe shkollat 9vjeçare të pajisen me “oficerë sigurie”. “Qëllimi ynë është që brenda 3 vitesh ne ta kemi shtrirë programin në të gjithë shkollat në tre vjet dhe të marrim maksimumin e impaktit”, tha Rama. mund të na marrin ambientet e universite­tit dhe të na çojnë në ndonjë magazinë. Vonesa e pagave është gjëja më pak problemati­ke, është tregues i mosfunksio­nimit të universite­tit. Shqetësimi ynë është bllokimi i universite­tit nga strukturat menaxhuese, nga qeveria dhe presioni, që bëhet pa pushim mbi trupën akademike.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania