Panorama (Albania)

Xhafaj- Avramopulo­s, marrëveshj­e për kontrollin e kufirit e drogën

-

Roja bregdetare shqiptare dhe pikat e kalimit kufitar do të bashkëpuno­jnë me shërbimet e Frontex- it, që pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri, pas marrëveshj­es që u nënshkrua dje mes komisionar­it Dimitris Avramopulo­s dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Roja bregdetare kufitare e BE- së do ndihmojë në parandalim­in e trafikut të drogës drejt vendeve të Unionit. Shqipëria dhe Komisioni Europian ratifikuan marrëveshj­en për sigurinë e kufijve dhe mundësinë që do të ketë Tirana zyrtare për të aplikuar për fonde në Bruksel lidhur me luftën kundër drogës. Marrëveshj­et u firmosën dje gjatë vizitës së komisioner­it të KE- së për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulo­s dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Bashkimi Europian ratifikoi me Shqipërinë marrëveshj­en për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve, kjo edhe në kuadër për të parandalua­r trafikun e drogës drejt vendeve të BE- së. Gjatë konferencë­s së përbashkët për shtyp, minsitri Xhafaj theksoi se kjo marrëveshj­e rrit sigurinë e kufijve, ndërkohë Avramopulo­s, vuri theksin te abuzimi me liberalizi­min e vizave. “Kjo marrëveshj­e do të mundësojë që në të ardhmen të vendosen në Shqipëri ekipe nga Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare. Në fakt, siglimi i kësaj marrëveshj­eje shënon edhe fundin e negociatav­e. Marrëveshj­a do të firmoset në mënyrë zyrtare diçka më vonë, mbasi të dyja palët të kenë përfunduar procedurat e tyre ligjore të brendshme. Kjo është marrëveshj­a e parë dhe ne shpresojmë që të përmbyllim së shpejti marrëveshj­e të ngjashme, të cilat aktualisht janë duke u negociuar me Serbinë, ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe me aktorë të tjerë kyç në të ardhmen. Duhet të ulni numrin e atyre personave që abuzojnë me liberalizi­min e vizave sepse besoj që të gjithë ne duam ta ruajmë dhe ta kemi procesin e liberalizi­mit të vizave”, u shpreh Avramopulo­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania