Panorama (Albania)

Arrestohet hakeri nga Fieri, ishte në kërkim nga SHBA

Aldo Ymeraj, pjesë e organizatë­s “Infraud” e krijuar në 2010

- ETLEVA DELIA

Një 25- vjeçar nga Fieri është arrestuar dje nga Policia e Shtetit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga SHBA- ja si pjesë e organizatë­s kriminale “Infraud”, në fushën e krimeve kibernetik­e.

Hakeri shqiptar, Aldo Ymeraj, i cili njihet edhe me pseudonime­t e internetit “Kubanezi”, apo “Yankeeman”, dyshohet të jetë pjesë e organizatë­s prej 36 anëtarësh, të krijuar në vitin 2010 nga shtetasi ukrainas Svyatoslav Bondarenko, 34 vjeç. Pjesë e këtij grupi ishin edhe dy shtetas nga Kosova, Besart Hoxha, që në internet njihet me nofkën “Pizza” dhe Liridon Musliu që njihet si “Hulk”, të cilët u arrestuan disa ditë më parë. Ky grup hakerash akuzohet nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit se ka vjedhur përmes ndërhyrjev­e kompjuteri­ke të paktën 530 milionë dollarë. “Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetik­e në Policinë e Shtetit në bashkëpuni­m me Policinë e Fierit dhe Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, u kap dhe u arrestua shtetasi Aldo Ymeraj, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit. Mësohet se ndaj tij ka një urdhër arresti nga SHBA- ja, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumator­ëve një humbje prej 530 milionë dollarësh. Nga 36 personat, ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi. GRUPI “INFRAUD” Grupi i quajtur “Infraud” ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34- vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacio­ne të tjera personale. Më 7 shkurt të këtij viti, Departa- menti i Drejtësisë së SHBA- ve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje. Departamen­ti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 36 personave, të përfshirë në një skemë globale të vjedhjes në internet, që kanë shkaktuar dëme prej 530 milionë dollarëve. Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, ndihmëspro­kurori i Përgjithsh­ëm i ShBA- ve, John Cronan, deklaroi se autoritete­t ndërkombët­are të zbatimit të ligjit kanë arrestuar 13 persona nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Mbretëria e Bash- kuar, Franca, Italia, Kosova dhe Serbia. “Padia dhe arrestimet shënojnë një nga ndjekjet më të mëdha të ndërmarra ndonjëherë në fushën kibernetik­e nga Departamen­ti i Drejtësisë”, tha Cronan. Zyrtarët e Departamen­tit të Drejtësisë kanë bërë të ditur se ata kanë bërë kërkesë për ekstradimi­n e tetë të pandehurve nga vendet jashtë SHBA- ve. Aktakuza e ngritur nga prokurorët amerikanë liston 117 vepra të kriminalit­etit kibernetik nga anëtarët e këtij grupi të hakerave e që përfshin keqpërdori­me me karta të kreditit dhe shitje të informacio­neve të vjedhura në internet. Sipas prokurorëv­e amerikanë, ky grup hakerash funksionon prej 7 vitesh. Në njoftimin e Departamen­tit të Drejtësisë thuhet se për arrestimin e të dyshuarve jashtë SHBA- ve, ka bashkëpunu­ar me institucio­net e vendeve përkatëse, përfshirë këtu edhe Shqipërinë e Kosovën.

 ??  ?? Skema e organizatë­s “Infraud”, e publikuar nga Departamen­ti i Shtetit
Skema e organizatë­s “Infraud”, e publikuar nga Departamen­ti i Shtetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania