Panorama (Albania)

Vrasja e djalit nga Policia, prindërit duan dëmshpërbl­im

Familjarët padi në Administra­tive, kërkojnë 30 mln lekë

-

Familjarët e 16vjeçarit, Armando Skandaj, i cili u vra më 17 korrik të vitit 2010 gjatë një aksioni policor në Lezhë, kërkojnë 30 milionë lekë të rinj dëmshpërbl­im.

Ata kanë paditur Policinë dhe Ministrinë e Brendshme në Gjykatën Administra­tive për humbjen e të birit. “Panorama” mëson se padia është bërë që në vitin 2017 dhe ka nisur gjykimi në themel i çështjes. Vrasja tragjike e 16- vjeçarit tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2010. Armando Skandaj u vra gjatë një aksioni policor në vendin e quajtur Ura e Cenit, në hyrje të qytetit të Lezhës. Në atë kohë, Policia e Lezhës deklaroi se më 14 korrik 2010 ishin grabitur tre shtetas nga Mali i Zi. Tri ditë më vonë, në bazë të informacio­n- eve të mbledhura, Policia tha se kishte identifiku­ar të dyshuarit për këtë krim. Në këto kushte, më 17 korrik 2010, për të kapur autorët e grabitjes, të cilët ishin konstatuar nga ana e Policisë se po lëviznin me automjetin me traga TR 7870 R, është organizuar një operacion. Të dyshuarve u është bërë thirrje për të ndaluar, por ata kanë kundërshtu­ar punonjësit e Policisë, fillimisht duke u përplasur me mjetin në postblloku­n e ngritur për kapjen e tyre, ku mbeti i lënduar lehtë një nga efektivët e Policisë rrugore, më pas kanë qëlluar me armë zjarri ndaj forcave të Policisë. Policia iu përgjigj me MILIONË lekë të rinj kërkon familja Skandaj për vrasjen tragjike të të birit 16- vjeçar, gjatë një aksioni policor në Lezhë në vitin 2010 armë të dyshuarve, ku mbeti i vrarë tragjikish­t edhe 16vjeçari Skandaj. Por familjarët e tij nuk janë pajtuar kurrë me versionin e Policisë për ngjarjen. Tre vjet pas tragjedisë, ata kanë bërë kërkesa të vazhdueshm­e për rihapjen e hetimeve. Babai i të riut, Frederik Skandaj, hodhi akuza të rënda në atë kohë për Policinë e Shtetit dhe Prokurorin­ë. “Nga hetimet private që kemi bërë ne si familje, është gjetur përsëri një plumb në pjesën e pasme të makinës. Në këto kushte, i jemi drejtuar Prokuroris­ë me prova të reja për të rihapur çështjen. Unë po kërkoj vetëm drejtësi, nuk kam kërkuar gjakmarrje, ndonëse vrasësit dihen. Unë besoj se Prokuroria ka kryer një hetim çalaman dhe të qëllimshëm për të mos zbardhur çështjen siç është e vërteta. Është e çuditshme që edhe pas 34 muajve, vrasësit e djalit vazhdojnë të jenë në punë, vazhdojnë të marrin rrogën, madje të rriten edhe në detyrë. Është e çuditshme sesi ata vazhdojnë të rrinë në punë, pasi kanë deklaruar para SHKB- së, para Krimeve të Rënda, para organeve të drejtësisë që kanë qëlluar me armë nga distanca të ndryshme, duke mos respektuar ligjet. Ndoshta kam menduar deri tani që mos të dalë sekreti, por nuk ka më sekret, pasi mua më mungon një fëmijë, që nuk do e shoh më”, ësh- të shprehur Frederik Skandaj në atë kohë. Pas rihapjes së hetimeve, në vitin 2013, Gjykata dënoi me burg efektivin që qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të të rinjve. Efektivi u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia. Sipas Prokuroris­ë së Lezhës, mjeti është qëlluar nga pas nga Policia, pasi nuk kishte ndalur në postblloku­n e Policisë. Efektivi ka thënë se qëllimi ishte të shponte gomat e mjetit dhe njëri prej plumbave ka bërë rikoshet duke prekur të riun.

 ??  ??
 ??  ?? Frederik Skandaj, babai i viktimës
Frederik Skandaj, babai i viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania