Panorama (Albania)

Padia ndaj koordinato­res së PD- së, Gjykata rrëzon Kodhelin

- Mimi Kodheli

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditët e fundit padinë e ish- ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndaj koordinato­res së PD- së, Reila Bozdo. Bëhet fjalë për një padi për shpifje, që ish- ministrja ka bërë ndaj Bozdos në vitin 2016. Atë vit, koordinato­rja e PD- së, Reila Bozdo, akuzoi Mimi Kodhelin për një tender prej 850 milionë lekësh për sistemin e vëzhgimit të hapësirave detare të Shqipërisë. Sipas asaj deklarate, tenderi ishte dhënë në mënyrë abuzive te një kompani fantazmë, sipas Bozdos, që nuk ishte më shumë se një dyqan celularësh në Tiranë. Por pas deklaratës, Kodheli depozitoi padi në vitin 2016 ndaj Bozdos për shpifje dhe shkaktim dëmi. Pas thuajse 1 viti e gjysmë, Gjykata Civile e Tiranës vendosi që të pushojë çështjen, duke rrëzuar padinë e ish- ministres së Mbrojtjes. “Faktet e zbuluara nga kontrolli i bërë në Ministrinë e Mbrojtjes janë rrëqethëse. Janë abuzim i paimagjinu­eshëm, që nxjerrin në pah hajdutërin­ë me çizme të Mimit të Ramës. Kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Pra, dyqani i përzgjedhu­r i Kodhelit në rrugën e Durrësit, do të monitorojë hapësirën detare dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës”, pati deklaruar Bozdo në fund të vitit 2015 për tenderin në fjalë, në një deklaratë në emër të PD- së. Pas rrëzimit të padisë ndaj saj, Bozdo ka reaguar përmes rrjeteve sociale ditën e djeshme. Anëtarja aktuale e PD- së, në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shkruan se uron që çështje me të tilla subjekt të mos merren në konsiderat­ë nga Gjykata në të ardhmen. Ajo falënderoi edhe simpatizan­tët e saj për mbështetje­n dhe kurajën e dhënë. “Gjykata sapo shpalli vendimin për padinë e ngritur ndaj meje nga ish- ministrja Mimi Kodheli, për deklaratën e bërë nga Selia e Partisë Demokratik­e në vitin 2015, mbi monitorimi­n e hapësirës detare. Gjykata e rrëzoi padinë. “Uroj që çështje me të tillë subjekt, të mos merren në konsiderat­ë për t’u proceduar nga Gjykata në të ardhmen! Falënderoj secilin nga ju, që përmes mesazheve tuaja më keni dhënë kurajë në këtë kauzë të drejtë!”, shkruan Bozdo në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania