Panorama (Albania)

Reagoi për incenerato­rin, i digjet “Benz ML” biznesmeni­t

Dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me statusin në “Facebook”

- VLORE

Digjet gjatë natës makina “Benz Mercedez ML” e biznesmeni­t nga Vlora. Ngjarja po hetohet si e qëllimshme për shkak se pronari i automjetit, Eduart Alikaj, është bërë edhe më parë objekt i kronikave e deri edhe me arrestimin e tij.

Sipas Policisë, djegia e mjetit ka ndodhur dje, rreth orës 01: 00, në lagjen “Hajro Cakërri”, ku edhe ishte i parkuar branë banesës së shtetasit Eduart Alikaj. Automjeti me targa AA 777 KP është djegur pjesërisht, ndërsa burime nga Policia bënë me dije se ngjarja dyshohet se ka qenë e qëllimshme. Nga hetimet paraprake autorët kanë hedhur një sasi lëndë djegëse ( benzinë), por flakët janë pikasur në kohë dhe është bërë e mundur shuarja e tyre. Edhe forcat zjarrfikës­e kanë mbërritur në kohë, duke bërë që mjeti të digjej pjesërisht. Shtetasi Eduart Alikaj, i cili njihet si një biznesmen në qytetin e Vlorës, kryesisht në fushën e ndërtimit, ka deklaruar në Polici se nuk ka pasur konflikte për të shkuar deri në vendosjen e lëndës djegëse në automjetin e tij. Ai i ka kërkuar grupit hetimor zbardhjen e kësaj ngjarje. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se aktualisht janë përqendrua­r në dy pista kryesore, por nuk përjashtoh­en edhe të tjera. Pista e parë që dyshohet, ka lidhje me një ngjarje të ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2016, kur Alikaj u përfshi në një sherr me tre ish- punonjës të kompanisë TIS Park, e cila në atë kohë menaxhonte parkimet me pagesë në qytetin e Vlorës. Si pasojë e grindjes, për shkak se biznesmeni doli haptazi kundër parkimeve me pagesë e madje nuk pranoi edhe të paguante për makinën e tij, u përdorën edhe mjete prerëse ( thikë), ku Alikaj u dëmtua duke u shtruar në spital. Por ai u arrestua nga uniformat blu, pasi rezultoi se ai kishte goditur i pari punonjësit e kompanisë e më pas mbeti i lënduar edhe vetë. Një tjetër pistë në të cilën po heton Policia, është edhe ajo e një postimi të fundit të Alikaj në rrjetet sociale, lidhur me një tender në incenerato­rin e Elbasanit. “Ua dhanë për ta ndërtuar një personi pa lidhje ( apo lidhje të ‘ ngushtë’), 26 milionë € nga lekët e popullit. Na shpjeguan se do hiqte ple- hrat dhe do gjeneronte korrent, por plehrat janë akoma në Parlament dhe këta, për korrentin, japin leje ndërtimi hidrocentr­alesh mbi lumenjtë e mrekullues­hëm. Na shpjeguan se ishte teknologji e pastër ( avull), por personat e zonës që e përjetojnë, thonë se prodhon re të zeza tymi, si shpirti i atyre që e lejojnë. Pretenduan nga bashkia, që të gjitha plehrat të dërgoheshi­n atje dhe riciklimi të bëhej atje, duke ndaluar fukarenjtë të ‘ rrëmbenin’ nga koshat plastikën, metalet, kartonët apo ndonjë copë bukë të mbetur. Tani ankohen se populli nuk prodhon plehra mjaftueshë­m për ta mbajtur gjithmonë nde- zur dhe rindezja e furrës ka kosto të madhe ( këtë kosto mendojnë t’ia faturojnë qeverisë, popullit), por populli i shkretë është në krizë edhe në prodhimin e plehrave, ngaqë nuk konsumon mjaftueshë­m. A u bë një studim i mirëfilltë kur u dha leja e ndërtimit dhe me të, paratë e popullit?! A do vazhdojë ky gabim ( i provuar), duke ndërtuar incenerato­rë të tjerë, d. m. th., duke shpenzuar akoma nga paratë e popullit?!”, thuhej në reagimin në “Facebook” të biznesmeni­t. Gjithsesi, Policia bëri të ditur se është duke hetuar edhe në pista të tjera, pa përjashtua­r edhe ndonjë konflikt të mundshëm të ditëve të fundit.

 ??  ?? Makina e dëmtuar nga djegia
Makina e dëmtuar nga djegia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania