Panorama (Albania)

Trafiku i 11.4 kg heroinë, dyshime për implikim të punonjësve të portit

-

DURRES- Pas sekuestrim­it të 11.4 kg heroinë në Portin e Durrësit, Policia është duke hetuar veç të tjerash, edhe për mundësinë e një bashkëpuni­mi të brendshëm. Kjo do të thotë se nuk përjashtoh­et dyshimi se i arrestuari të ketë pasur mbështetje­n e efektivëve në port, por gjithçka është shkatërrua­r kur këta të fundit kanë nuhatur operacioni­n e antidrogës. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se 63- vjeçari durrsak, Bujar Shazivari, po mbahej nën përgjim, pasi agjentët e Antidrogës në Durrës kishin informacio­ne se ishte përfshirë në një grup kriminal të trafikut ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Pavarësish­t se ai nuk ka pranuar të ketë lidhje apo dijeni për lëndën narkotike të zbuluar në kamionin që drejtohej prej tij, hetuesit dyshojnë se është bashkëpunë­tor në trafikimin e saj. Shazivari mësohet të jetë pronar i një kompanie konfeksion­esh në zonën e Spitallës në Durrës. Por ai nuk po transporto­nte produktet e kompanisë së tij, por për llogari të një kompanie tjetër. Ndryshe nga herët e tjera, kur shoferët nuk kanë mbajtur përgjegjës­i, këtë radhë situata është krejtësish­t ndryshe pasi droga është gjetur në kabinën e kamionit dhe jo brenda në ngarkesë. “Shazivari po mbahej nën përgjim nga Policia pasi agjentët e Antidrogës kishin siguruar në rrugë operative se po bashkëpuno­nte me një grup kriminal, që vepronte në trafikun ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Ai ka mohuar të këtë dijeni për ekzistencë­n e heroinës në kamion. Por kjo përgjegjës­i bie në rastin e tij, pasi drejtuesi i kamionit nuk ka përgjegjës­i vetëm në rastin kur lënda narkotike gjendet në ngarkesë, e cila plumboset dhe pastaj ngarkohet në kamion, i cili merret përsipër më pas nga shoferi, që ka detyrë ta dërgojë në destinacio­n. Pranon apo s’pranon, Shazivari është i implikuar, pasi në këtë rast lënda narkotike ndodhej në kabinën e kamionit dhe konkretish­t, nën krevatin e shoferit”, bëri të ditur Policia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania