Panorama (Albania)

Rita Gjeka: Teatri “Migjeni” nuk është rikonstruk­tuar

- Rita Gjeka

Ju kërkoj ndjesë që pak ditë më parë nuk fola, sepse gjithçka u tha shumë bukur nga të gjithë dhe në veçanti nga aktori ynë i madh, Robert Ndrenika. Por, nga sinjalet që vijnë nga Qeveria dhe Ministria e Kulturës, të cilat janë të pafuqishme, kuptoj se këta nuk e dinë se çfarë është në thelb artisti. Artisti ynë më i mirë merr rrogën më të vogël se nëpunësja më e rëndomtë e Ministrisë së Kulturës. Ky është vlerësimi i shtetit dhe Ministrisë së Kulturës për këta artistë që luftojnë me gjak, djersë dhe mundin e madh në skenë. Jo më kot, artistët tanë të mëdhenj, kolegët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ta, askush nuk pyeti për ta, askush nuk çau trapin për ta. Dhe ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt dhe këto pengje të tyre ne duhet t'i ngremë me të madhe. Bujar Lako, artisti ynë i madh, jetonte në një dhomë e një kuzhinë, 50 metra katrorë, ndërsa qeveritarë­t tanë kanë vila nga 5 milionë, 10 milionë euro. Kjo është drama e madhe e këtij vendi. Drama e madhe është që këtë vend e drejtojnë hajdutët, miqtë e mi! Prandaj nuk mbeten lekë për artistët, prandaj nuk ka lekë për Teatër, prandaj ne na fusin në vërën e miut, atje te hidrocentr­ali, sepse hajdutët nuk lënë lekë.

E pranishme në takimin e djeshëm ishte edhe drejtoresh­a e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka. Duke shprehur solidarite­tin me aktorët e Teatrit Kombëtar, Gjeka tregoi se çfarë po ndodh në institucio­nin që ajo drejton dhe raportin me Ministrinë e Kulturës. "Do flas si shkodrane, sepse në Shkodër ka filluar gjithçka që ka të bëjë me teatrin. Shkodrën nuk e kanë qejf se po punon fort dhe jemi akuzuar, se në shfaqjen e fundit donim të rrëzonim qeverinë. Po duam të rrëzojmë qeverinë, e cila nuk na do. Në fund të fundit, detyra e teatrit është me qenë në opozitë me çdo qeveri. Shpesh, ne kemi ap- Edhe lekët e një dosje i marrin. Edhe 100 lekë që bën një dosje, edhe ato i marrin. Gjejnë numra llogarie për stilolapsi­n, edhe ato i marrin. Nuk lënë lekë në këmbë. Kjo është administra­ta jonë e nderuar.

Më vjen shumë keq! Nganjëherë më vjen të them: Përse të flas?! Për çfarë të likuar pranë Ministrisë me projekte, për të marrë diçka sado të vogël, por sipas ligjin, teatrot vendore s'mund të marrin. Me qenë në varësi të Min- flas?!

A përmbyset kjo hajdutëri?! Nuk përmbyset dot! Nuk kam fuqi unë, nuk keni fuqi ju të përmbysni këtë gjë, por ne kemi të drejtën legjitime të Zotit dhe Zoti i paftë ata. Ata dhe fëmijët e tyre, që kanë vjedhur djersën e gjakun e këtij vendi.

Unë e di që ata do të tall- istrisë së Kulturës, duhet të kesh edhe lekë. Për ne nuk gjetën dy lekë për të bërë rikonstruk­sionin e Teatrit, i cili mendoj se është teatri më i bukur në Shqipëri. Është thënë se është bërë rikonstruk­sioni i Teatrit, jo, ne thjesht kemi shpëtuar nga vdekja. Telat e elektrikut që kemi pas nëpër këmbë, janë futur në tuba plastike. Nuk kemi foni, nuk kemi ndriçim, nuk kemi karrige, nuk kemi ngrohje, e megjithatë bëjmë teatrin. Shifrat dhe faktet se çfarë bën Teatri "Migjeni" flasin vetë. I them ministres, larg duart nga Teatri Migjeni, nuk mund ta bëni pis edhe atë vend, nuk mundeni. en me ne, do të na përqeshin, do të nxjerrin gjuhën. Do të thonë: E ç'janë këta: Artistë!

Ata mendojnë vetëm tri gjëra, miqtë e mi: Sa do fitojnë sot?! Ku do të hanë drekën apo darkën?!

Dhe me kë do të bëjnë qejf! Qejf, qejf!

Këto tri gjëra. Ky është trekëndësh­i i jetës së tyre. Nuk mendojnë ata asgjë tjetër. Asgjë tjetër.

Ne duhet të ngremë zërin dhe të mbrojmë punën tonë. Të mos harrojmë lotët e Agim Qirjaqit kur donin të shembnin Teatrin Kombëtar.

E dini sa burgje janë ndërtuar këto vite? 24. Po teatro? Asnjë. Këta me shkopa gome dhe me biruca do e edukojnë rininë shqiptare. Po të ndërtohesh­in 5- 6 teatro, më pak burgje do të kishim. Jam i sigurt për këtë. Sepse njeriun, thoshte Viktor Hygo, e bën arsimi dhe kultura, nga kafshë e bën njeri. Por këta nuk investojnë dhe ne zihemi me njëri- tjetrin për një 5 lekësh, për një kockë që hedhin ata. Dhe tallen. Nuk bëhet arti kështu. Por këta nuk duan art, duan burgje. Rinia ka mbushur burgjet. Kush do vijë në Teatër? Kush do punojë? Do punojnë këta?! T'i mbyllin edhe teatrot dhe secili të gjejë të s'ëmës pastaj...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania