Panorama (Albania)

Robert Ndrenika: Mirela paska bërë një gabim

-

Aktori i madh Robert Ndrenika i ka kthyer përgjigje ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila i dërgoi një letër të hapur dy ditë më parë. Meqë ministrja Kumbaro, duke iu referuar fjalës së aktorit, gjatë takimit të Sindikatav­e të Artistëve të Skenës dhe Ekranit, i përmendte atij kthimin e një pjese të godinës së Teatrit Kombëtar në bingo apo investimin te Piramida, Ndrenika, në pak radhë, u ndal pikërisht në këto dy pika. Për Ndrenikën, ky është vetëm fillimi i bisedës, pasi vazhdimin e fton ta zhvillojnë në sallën e Teatrit Kombëtar. Ekskluzivi­sht për gazetën "Panorama", aktori kthen këtë përgjigje:

E dashur Mirela!

Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që "je në një mendje me mua", të tjerat m'u dukën kunja dhe jo shumë të sinqer- ta. Për sa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, ( mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komuniteti­t teatror dhe kur paraardhës­it e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira.

Për sa i përket ndërtimit të sallave te "Piramida" dhe "Turbina", e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparen­cën. "Transparen­cë", që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Me respekt Roberti

 ??  ?? Ndrenika duke shkruar letrën për Kumbaron
Ndrenika duke shkruar letrën për Kumbaron
 ??  ?? Letra e aktorit për ministren e Kulturës
Letra e aktorit për ministren e Kulturës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania