Panorama (Albania)

TRUMP NGUSHËLLON PUTIN

-

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shprehur ngushëllim­e homologut të tij rus, Vladimir Putin, mbi viktimat e aksidentit tragjik ajror të së dielës, nga i cili humbën jetën 71 njerëz. Avioni u rrëzua në periferi të Moskës, pak pasi ishte ngritur nga aeroporti më i madh i kryeqyteti­t rus. Dy presidentë­t u lidhën në telefon për të diskutuar mbi çështjet e Lindjes së Mesme dhe procesin e paqes atje. Gjatë bisedës, Trump shprehu ngushëllim­et për ngjarjen pas mesditës së të dielës në aeroportin e Moskës. posaçëm për të hetuar se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit AN148 të “Saratov Airlines” jashtë Moskës, pak pasi u nis për në Orsk në rajonin e Orenburgut, në kufi me Kazakistan­in. Ndër shkaqet e mundshme që kërkojnë hetuesit janë kushtet e motit, gabimet njerëzore dhe gjendja teknike e avionit. Pamjet e kapura nga një kamera sigurie u postuan në internet të hënën dhe avioni dukej si një top i madh zjarri që lëvizte nëpër qiell. Deri tani janë gjetur 209 pjesë trupash të udhëtarëve që humbën jetën. Por autoritete­t parashikoj­në se për të gjetur të gjithë pjesët, do të duhet mbase më shumë se një javë. “Puna në vendin e ngjarjes është duke u kryer gjatë gjithë kohës”, u ka thënë gazetarëve ministri për Situata Emergjente, Vladimir Puchkov. Sipas ministrit janë gjetur vetëm dy trupa. Në këtë operacion janë në detyrë rreth 400 punëtorë. Operacioni i kërkimit është vështirësu­ar, për shkak të zonës së gjerë të shpërndarj­es së trupave, borës së madhe dhe territorit të komplikuar. Zëdhënësi i presidenti­t Putin, Dmitry Peskov, ka thënë se Presi- denti “ka shprehur ngushëllim­et e thella për të gjithë ata që kanë humbur të afërmit në këtë ngjarje”. Zëdhënësja e kompanisë, “Saratov Airlines”, Yelena Voronova, tha për televizion­in amerikan NBC se, “Ekipi ka qenë me përvojë dhe avioni i sigurt”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania