Panorama (Albania)

KRYEMINIST­RI

-

Marrëdhëni­a e tensionuar midis Turqisë dhe SHBA është në një pikë ku ose mund të rregullohe­t, ose mund të prishet fare.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu, duke folur përpara vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në Ankara këtë javë. “Lidhjet me Shtetet e Bashkuara janë në pikë shumë kritike. Ne do t’i rregullojm­ë këto marrëdhëni­e ose do të thyhen plotësisht”, u tha ministri gazetarëve në Stamboll. Ai shtoi se SHBA duhet të hedhë hapa konkretë për të rivendosur besimin e humbur. “Arsyeja për humbjen e besimit është SHBA”, tha Cavusoglu. Tillerson pritet të vizitojë Turqinë më 15 dhe 16 shkurt gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku do të zhvillojë bisedime me Cavusoglun dhe Presidenti­n Recep Tayyip Erdogan. Paralelish­t, më 15 shkurt do të takohen edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, në Bruksel, në takimin ministror të NATO- s. Aleanca mes dy forcave më të mëdha të NATO- s është vënë në pikëpyetje të madhe për shkak të operacioni­t “Dega e Ullirit” që kanë nisur trupat turke në Afrin, në territorin sirian kundër milicive kurde, që i konsideroj­në terroristë. Të njëjtat njësi janë të përkrahura nga SHBA, pasi konsideroh­en aleatë në luftën kundër ISIS. Nga ofensiva në Afrin, trupat turke mund të kalojnë në Manbij, ku janë të pozicionua­r trupat e SHBA- ve përkrah militantëv­e të YPG. Çavusoglu tha se YPG ka lënë të lirë një sërë militantës­h të ISIS të arrestuar në Afrin, me kushtin që ata të luftojnë kundër Turqisë. Turqia kërkon që SHBA- të ta ndërpresin bashkëpuni­min me YPG dhe të ndalojë të gjitha dërgesat e armëve dhe pajisjeve ushtarake ndaj këtij grupi, duke këmbëngulu­r në tërheqjen e militantëv­e të YPG nga Manbij, në lindje të Eufratit, siç u premtua nga administra­ta e SHBA- ve, që prej vitit 2016. SHBA e sheh YPG si një forcë efikase lokale kundër ISIS dhe e ka bërë të qartë se partnerite­ti do të vazhdojë derisa grupi të eliminohet plotësisht. Ndërkohë, kryebashki­aku i kryeqyteti­t turk, Ankarasë, tha të hënën se kishte miratuar riemërimin e rrugës jashtë Ambasadës së SHBA- ve si rruga “Dega e Ullirit”, emri që Turqia përdor për fushatën e saj të vazhdueshm­e ushtarake në Siri. Propozimi i kryebashki­akut Mustafa Tuna do të miratohet me shumicë në Këshillin Bashkiak përpara se Sekretari Tillerson të vizitojë Ankaranë, të enjten. Kryeminist­ri turk, Binali Yýldýrým, tha se “Terrorizmi është kërcënimi më i madh për ne. Aleanca jonë e NATO- s dhe partneri afatgjatë strategjik duhet të marrin një vendim të shëndoshë. Vendimi i Amerikës për të luftuar kundër një organizate terroriste, nëpërmjet bashkëpuni­min me një organizatë tjetër terroriste, nuk ka të bëjë me dinjitetin e një shteti”, tha Yýldýrým para gazetarëve. Sipas tij, “Ankaraja nuk do të angazhohet kurrë në ujdi të pista”. Yýldýrým u zotua se Turqia do të vazhdojë të hedhë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar kufijtë e saj dhe qytetarët dhe se operacione­t do të vazhdojnë në Afrin dhe gjetkë, derisa të ketë siguri të plotë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania