Panorama (Albania)

Kejn tmerron Juventusin, Xhaka sfidon Guardiolën

“Janë më të mirët në planet, por Graniti i ka ‘ spiunuar’”

-

Përpara Xhanluixhi Bufonit është një mur, i cili është çarë vetëm 1 herë në 16 ndeshjet e fundit. Por, një “snajperist” si Herri Kejn vë në rrezik dhe i hap sfidë mbrojtjes së hekurt bardhezi.

Ai që është sulmuesi më në formë i kontinenti­t. Fati i bardhezinj­ve dhe ambiciet europiane kalojnë këtu... “Kafazi” për sulmuesin e Totenhemit është gati dhe dy muajt e fundit u japin optimizëm tifozëve të Juventusit. Siç ndodh gjithmonë, për të vulosur fatin e sezonit shërben forca e individit dhe Juventusi e ka me vete atë. Mbi të gjitha: Xhorxho Kielinin. Duke dubluar me Çoliton në Firence, parakaloi Xhampiero Bonipertin në klasifikim­in e përgjithsh­ëm të ndeshjeve të luajtura me Juventusin, 459, një më shumë sesa njeriu që ka bërë histori me “Zonjën” në shekullin e fundit. Një arritje domethënës­e për një lojtar të këtij klubi, që është edhe doktor në Ekonomi, ashtu si në fushë. Të paktën nga mendimet... NJË PLAKUSH LIDER Kielini ka një mision të saktë: Të urtësojë këtë biond të djallëzuar me fanellën me numrin 10. Ka shumë beteja më të lehta sesa ajo kundër Kejnit, por 3 bardhezi ka një “kurrikulum” të kënaqshëm. Për më tepër, po kalon një rini të dytë. Në moshën 33- vjeçare vazhdon të surprizojë me eksperienc­ën, sensin e pozicionit dhe shpërthime­t e tij. Madje, ky sezon mund të jetë një nga më të mirët në aspektin personal për të. E ka thënë edhe vetë: Jam i vjetër, por jam ende në top formë. Pastaj një deklaratë kundër guardioliz­mit. “Nuk prodhojmë më lojtarë si Maldini, Barezi apo Kanavaro. Faji është i atyre trajnerëve, që kanë dashur të kopjojnë Guardiolën”. Por Xhorxho i qëndron besnik stilit të tij të vjetër dhe nuk ka ndër mend të ndikohet nga ajo që bëjnë të tjerët. I egër, i fortë dhe i ashpër. Kjo është rruga për t’u quajtur më i miri në botë.

Man. Siti - Sot Bazeli i tij do të përballet me Mançester Sitin ( skuadra më e shtrenjtë e futbollit në botë, 878 milionë euro) në sfidën e parë të 1/ 8ave të Champions- it. Zviceranët janë në rolin e skuadrës inferiore në këtë duel dhe Xhaka e vlerëson kundërshta­rin me tone maksimale: “Mendoj se Mançester Siti është aktualisht skuadra më e mirë në botë. Janë kompaktë, të shpejtë në sulm dhe çdo lojtar i tyre mund ta vendosë i vetëm ndeshjen, si për shembull, De Brujne apo Aguero. Kështu që nuk mund t’u lejojmë shumë hapësira. Duhet të jemi me të vërtetë kompaktë dhe të përpiqemi t’i ngacmojmë.” Por, pavarësish­t superiorit­etit të skuadrës së Pep Guardiolës, Xhaka ka ende një “as” nën mëngë, të cilin ai do të përpiqet ta luajë sonte. “Kam folur me Granitin. Ai ka luajtur kundër tyre në Premier Ligë dhe më informoi se do të jetë tepër e vështirë, pasi ata lëvizin shumë.” Dhe, ashtu si në kohët e dikurshme, vëllai e ka një këshillë për të vëllanë: “Më tha se duhet të besoj dhe të luaj fort sepse në futboll nuk i dihet kurrë.”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania