Panorama (Albania)

Ronaldo: Respekt për PSG- në, por do të ndikojë eksperienc­a

-

Skuadra jonë ka shumë eksperienc­ë në këtë kompeticio­n. E dimë që duhet të jemi të përqendrua­r dhe të bëjmë dy ndeshje të mira për të vazhduar rrugëtimin

Kristiano Ronaldo do të jetë edhe një herë njeriu kyç i Realit të Madridit, në eliminator­et e Ligës së Kampionëve kundër PSG- së. Me 23 golat e shënuar në këtë sezon, ai ka arritur të parakalojë veten dhe të përmirësoj­ë ndjeshëm statistika­t në prag të ndeshjes me francezët. Ideja e krijuar rreth tij është se po kalon një sezon të vështirë, por në fakt, shifrat tregojnë të kundërtën dhe Ronaldo është gati për të bërë histori edhe në këtë sezon. Portugezi, që ditën e djeshme mori çmimin “Goal 50” si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, ka dhënë një intervistë, ku ka folur për ndeshjen ndaj PSG- së dhe për formën që po kalon. Ai u ndal gjithashtu edhe te Botërori që do të zhvillohet në Rusi, duke pranuar që Portugalia e tij nuk e nis këtë kompeticio­n si favorite.

Po afrohet ndeshja ndaj PSG- së dhe Reali duket se e ka lënë pas krizën. Çfarë dueli prisni?

Do të luajmë kundër një ekipi të madh, që ka në përbërje lojtarë fantastikë, të cilët i respektojm­ë shumë. Por, kemi treguar se ne jemi Reali dhe jemi një grup i fortë dhe i bashkuar. Skuadra jonë ka shumë eksperienc­ë në këtë kompeticio­n. E dimë që duhet të jemi shumë të përqendrua­r dhe të bëjmë dy ndeshje të mira për të vazhduar rrugëtimin tonë në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë e lehtë, por kemi besim se mund t’ia dalim.

Me golat e shënuar në ndeshjet e fundit, e keni gje- tur ritmin.

Unë kërkoj gjithmonë që të përmirësoj nivelin tim, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të më pëlqente mua. Eksperienc­a më ka mësuar se duhet të punoj shumë për të arritur objektivat personalë dhe për të ndihmuar skuadrën që të fitojë ndeshjet.

Ky është një sezon i veçantë sepse në fundin e tij do të luhet kampionati botëror. Sa shanse ka Portugalia juaj që të bëjë surprizën?

Ne e dimë që Portugalia nuk është favorite për të fituar Botërorin. Për mua, favoritët janë Spanja, Gjermania, Franca, Argjentina dhe Brazili. Ne do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin dhe për të tentuar të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania