Panorama (Albania)

KUSH PERFITON Pensionet, skemë e re për ish- të përndjekur­it

Ahmetaj: Do njohim vitet e punës në minierë, s’do kërkohet vërtetim

-

Ministri Ahmetaj sqaron procedurat për ish- të përndjekur­it: Një vit punë në burg, dy vite sigurimi për efekt pensioni. Kategoritë që preken

Një vit pune në burg gjatë regjimit komunist do të njihet si dy vite, për efekt pensioni.

Kjo e drejtë ligjore, që u ka takuar që nga viti 1991 ish- të përndjekur­ve, do të fillojë të vihet në zbatim. Kjo, pasi kërkesa e deritanish­me për të dorëzuar vërtetim nuk do të jetë më një detyrim për ata të dënuar që janë në prag pensioni. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se brenda 10 ditëve pritet të kalojnë për miratim ndryshimet ligjore, me anë të të cilave vitet e punës në minierë gjatë kryerjes së dënimit do të njihen si vite sigurimesh për efekt pensioni automatiki­sht, pa u dashur që të përndjekur­it të enden nga njëri institucio­n në tjetrin. Pra, ata që kanë punuar dy vite në nëntokë, do t’u njihen si katër vite kontributi­ve, ata që kanë 5 vite, do t’u njihen si 10 e kështu me radhë.

NISMA Vendimi për thjeshtimi­n e procedurav­e erdhi pas shqetësimi­t të ngritur në portalin e bashkëqeve­risjes dhe dëgjesës së posaçme, mbajtur dje me ministrin Ahmetaj, i cili nuk ngurroi të vinte në dukje se lehtësirat e parashikua­ra ishin me kërkesë të kreut të qeverisë. “Pasi Kryeminist­ri u njoh me të gjithë procedurën, e konsideroi atë si të padrejtë dhe të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejtpërsë­drejti, të thjeshtëso­het, që do të thotë, që vitet e burgut që ju fatkeqësis­ht keni bërë, të njihen për shkak të pensionit, dhe për minatorët drejtpërsë­drejti, dy vite punë në funksion të pensionit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, por t’ju njihet automatiki­sht. Unë ju informoj se me kërkesë të Kryeminist­rit, kam bërë gati ndryshimin e ligjit, i cili do të vijë në qeveri besoj për 10 ditë, për një muaj do të shkojë në Parlament, do të kalojë dhe ju nuk do të keni më asnjë pengesë. Pra, me atë ndryshim që unë po i bëj ligjit me kërkesë të Kryeminist­rit, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj, por merret automatik- isht një vit burg, dy vite punë për pensionin.”

PËRFITUESI­T Sipas Ahmetaj, janë 264 të dënuar në prag pensioni që përfitojnë drejtpërsë­drejti nga kjo nismë. “Ju jeni 264, pra, jeni pak më shumë se 150 vetë që përfitoni nga ky ndryshim. Jeni 264 dhe menjëherë, sa të ndryshojë ligji, që do të bëhet brenda një muaji e gjysmë, maksimumi 2 muaj për shkak të procedurës parlamenta­re, ju menjëherë automatiki­sht përfitoni të drejtën që ju ka mungua”, shtoi ministri. Në takimin e djeshëm, pyetjet që nuk morën përgjigje ishin ato se si do të veprohej me ata të dënuar, që nuk plotësonin pragun e vendosur për minatorët, për të cilët kërkohen minimalish­t 12 vite pune në nëntokë. Ahmetaj tha vetëm se me skemën e përcaktuar duhen vetëm 6 vite burg, por çdo rast do të trajtohet mbi bazën e specifikav­e që ka. Më rëndësi për të parin e Financave, ka fakti që ata të dënuar që janë në prag pensioni, nuk do të duhet më të enden nga njëra ministri në tjetrën për të kërkuar vërtetim. Ky dokument do të hiqet dhe vitet e punës do të njihen automatiki­sht, duke i çliruar ata nga loja e ping- pongut që bënin institucio­net, me alibinë se nuk ekzistojnë dosjet.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje, gjatë dëgjesës me ish- të përndjekur­it
Ministri Ahmetaj, dje, gjatë dëgjesës me ish- të përndjekur­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania