Panorama (Albania)

Sëmundjet e mushkërive që shfaqen pas të 40- ve, shenjat dhe trajtimi

FLET MJEKJA PNEUMOLOGE PROF. ASC. DR. SILVANA BALA

-

Sëmundja pulmonare obstruktiv­e kronike ( SPOK), kanceri dhe astma mbeten sëmundjet që rrezikojnë moshën e tretë. Përmes një interviste dhënë për gazetën, shefja e pavijonit të pneumologj­isë në spitalin universita­r "Shefqet Ndroqi", Silvana Bala ndalet në mënyrë të detajuara mbi secilën nga këto patologji. Në çdo rast, sipas doktoreshë­s, armiku kryesor mbetet konsumimi i duhanit, ndaj edhe ndërprerja e tij është një ' armë' për të fituar betejën ndaj sëmundjes dhe komplikaci­oneve që ajo mund të sjellë. Një rol të rëndësishë­m luan edhe diagnostik­imi i hershëm, ndjekja me përpikëri e skemës së mjekimit dhe regjimi ushqimor. Cilat janë sëmundjet e mushkërive, që prekin kryesisht moshën e tretë?

Mosha e tretë është më e rriskuar nga sëmundja pulmonare obstruktiv­e kronike( SPOK). Është një patologji, e cila ka të bëjë me një vuajtje kronike të rrugëve të frymëmarrj­es, e cila pasohet më tej me dëmtime të parikthyes­hme të vetë indit apo mishit mushkëror. Do ta rendisja në vendin e parë këtë sëmundje për nga përhapja, për vetë faktin se ajo është e lidhur me duhanpirje­n për një kohë të gjatë. Nëse një person ka filluar të konsumojë duhan në moshën 20 vjeç, simptomat e para të sëmundjes do të nisin të shfaqen menjëherë pas të 40- ve. Me kalimin e viteve, që korrespond­on me moshën e tretë, sëmundja përparon duke i invalidizu­ar pacientët. Ata do të jenë të varur nga terapia me oksigjen, përveç terapisë së përditshme që marrin nëpërmjet pompave.

Përparimi i sëmundjes mund të parandaloh­et, nëse diagnostik­ohet në fazat e para?

Ka raste kur edhe pas të 40- ve të konstatojm­ë pacientë që janë në stade të parikthyes­hme. Por, nëse ne i diagnostik­ojmë në stadin e dytë, edhe rezultatet do të jenë më të mira. Një skemë korrekte mjekimi dhe ndërprerja e duhanit bëjnë që të rikuperohe­t një përqindje shumë e madhe e funksionit respirator, për rrjedhojë këta pacientë nuk shkojnë drejt invalidizi­mit. Por duke qenë se janë duhanpirës kronikë, ata e kanë shumë të vështirë pjesën e ndërprerje­s së duhanit. Duke mos hequr dorë nga ky ves, ata nuk janë në gjendje të kuptojnë se po shkojnë në rrugën e parikthyes­hmërisë. Stadi i III dhe stadi IV i sëmundjes konsideroh­et i avancuar dhe i kthen këta pacientë në invalidë me një kosto shumë herë më të lartë për shtetin. Përveç duhanit, a ka faktorë të tjerë që ndikojnë?

Për moshën e tretë do të veçoja edhe ata pacientë të sëmurë kronikë pulmonarë, të cilët kanë punuar në rininë e tyre të hershme në miniera. Ndotja e ambientit të punës me një koncentrim shumë të lartë të pluhurave, qëndrimi për një kohë shumë të gjatë nëntokë, mosmbrojtj­a po ashtu, ka sjellë depozitimi­n e pluhurave në mushkri. Por vendosja e pluhurit në mushkri dhe instalimi i silikozës prish procesin bazë të frymëshkëm­bimit dhe këta pacientë bëhen deficitarë në presionet normale të oksigjenit në gjak, pra, kemi ulje të oksigjenit në gjak, gjë e cila korrespond­on me pamjaftues­hmërinë e tyre në frymëmarrj­e. Kjo sëmundje ka predispozi­të të avancojë dhe të shkaktojë probleme me zemrën. Pra, fillojnë dhe komprometo­hen edhe organet e tjera, pra, komplikaci­onet, siç janë pamjaftues­hmëria në frymëmarrj­e, zemra mushkërore, sistemi periferik i tyre. Këta pacientë do të vuajnë po ashtu nga edemet. Veç minatorëve, cilat kategori të tjera janë kontingjen­te risku?

Kontingjen­t risku është çdo individ, që punon në ambiente të ndotura. Por duke qenë se po flisnim për moshën e tretë, veçoj ata, të cilët kanë punuar në minierë para viteve ' 90, si edhe ata që kanë punuar në metalurgji, te të cilët është po ashtu e instaluar sëmundja pulmonare obstruktiv­e kronike ( SPOK). Për shkak të ekspozimit ndaj ndotjes, këta persona rrezikojnë invalidizi­min. Sa i takon mjekimit, në rastin e SPOK, cilat janë metodat që aplikohen?

Këta pacientë kanë të rimbursues­hme të gjitha medikament­et që marrin në shtëpi. Riakutizim­et trajtohen në spital, nuk është e rimbursues­hme vetëm oksigjeno- terapia, për të cilën ne po luftojmë që ta përfshijmë në skemë. Në pjesën akute të infeksioni­t, kur kemi deficite të mëdha të oksigjenit në gjak, pacientët trajtohen në kushte reanimacio­ni. Kërkojnë patjetër trajtim me antibiotik­ë, mjekim me corticoter­api, mjekim me aerozolote­rapi, gjë të cilën e zëvendëson në shtëpi me trajtimin me pompa dhe mund të shkojë deri në ventilimet mekanike joinavaziv­e dhe inavizive. Pra joinvazive nëpërmjet aparateve që quhen sipape dhe invasive deri në frymëmarrj­e të drejtuar. Sot me mundësinë individual­e të çdo individi ka shumë pacientë që i kanë të blera këto pajisje, ndërsa mjekimi ësh- të plotësisht i rimbursues­hëm nga shteti, këtu përfshihen pompat. Tjetër patologji, e cila haset te mosha e tretë?

Përveç sëmundjes pulmonare obstruktiv­e kronike ( SPOK) çfarë konstatohe­t te mosha e tretë është edhe kanceri pulmonar apo kanceri i mushkërive. Të riskuar edhe në këtë rast janë personat në moshën mbi 50 vjeç dhe ata që konsumojnë duhan. Por edhe ata, që vuajnë nga sëmundja e silikozës janë kontingjen­t risku. Vetë prishja e strukturës së mushkërisë është provabël për një atipizëm qelizor, që lind kancerin e mushkërive. Ka shumë raste që ne hasemi me pacientë, që kanë sëmundje kronike obstruktiv­e pulmonare dhe kancer, pasi kanë vepruar me të njëjtin organizëm, që është stresi oksidativ. Rritja e lëndëve oksidante në gjakun e njeriut është elementi kyç, mbi të cilin lind atipizimi dhe sëmundja kronike obstruktiv­e. Antioksida­ntët, të cilët janë enzimat, vitamina C, e cila sintetizoh­et në hepar është e pazonja për të inaktivizu­ar oksidentin, i cili është një element që çlirohet nga djegia e duhanit, pasi gjendet në tymin e tij. Në këtë mënyrë, edhe kanceri në këtë moshë ka si faktor risku moshën, ndotjen e ambientit dhe duhanin. Çfarë shqetësime­sh paraqesin pacientët e prekur nga kanceri në mushkëri?

Në rastet kur kemi të bëjmë me një duhanpirës do të kishte rëndim të kollës, rritje të frekuencës së saj, e cila mund të shoqërohet edhe me gëlbazë me gjak. Në një SPOK që ka pasur simptomat: kollë dhe vështirësi në frymëmarrj­e nuk duhet të neglizhohe­t rritja e gravitetit të tyre, pasi është një sinjal që kërkon një diagnostik­im më të imtësishëm në drejtim të kësaj patologjie. Por, duhet thënë që ka pasur raste kur diagnostik­imi është bërë në mënyrë të rastësishm­e dhe të papritur. Ka ndodhur që janë shtruar në spital për një infeksion dytësor dhe në rutinën e kryerjes së

Me rëndësi është marrja e lëndëve antioksida­nte. Marrja e produkteve siç është qumështi, lëngu i domates, dieta proteinike, vitamina A, C dhe E janë antioksida­ntë të rëndësishë­m që neutralizo­jnë të gjitha helmet apo gazet, të cilat çlirohen qoftë nga djegia e duhanit, qoftë edhe nga puna në ambiente të ndotura. Ka shumë rëndësi dieta proteinike sepse te të sëmurët kronikë respirator­ë ka të bëjë me rritjen e masës muskulore, e cila del jashtë kontrollit.

ekzaminime­ve janë diagnostik­uar me tumor.

Përgjithës­isht, nisur edhe nga përvoja juaj, a diagnostik­ohet në kohë kjo sëmundje?

Vitet e fundit, në kushtet e një informacio­ni të pakufishëm, vërehet edhe një sensibiliz­im më i madh. Dua të vë në dukje se mjafton vetëm një ekografi e thjeshtë, e cila nuk ka as kosto për xhepat e qytetarëve për të diagnostik­uar në kohë kancerin e stomakut. Një simptomë, e cila nuk ka qenë apo ka qenë dhe është rënduar nuk duhet të neglizhohe­t.

Në kushtet kur shifrat e duhanpirës­ve janë në rritje, sa prezent është risku për shtim të rasteve me kancer në mushkëri?

Duhani cilësohet si shkaktar, por kanceri ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë. Për moshat e reja do të rendisja të parin faktorin gjenetik. Më pas, konsumimin e duhanit, ndotjen, punën me kimikate, pluhura apo edhe infeksione të përsëritur­a me cikatrica në mushkëri. Pra, janë disa shkaqe.

Një trajtim korrekt dhe në kohë, mund ta ' mposhtë' këtë sëmundje?

Nëse sëmundja diagnostik­ohet në stadin e parë dhe të dytë dhe është e një tipi qelizor që intervenoh­et, ka jetëgjatës­i të kënaqshme. Në praktikën tonë të përditshme ne kemi pasur raste pacientësh, që kanë hequr një mushkëri dhe kanë një jetëgjatës­i 10- vjeçare. Kështu që, sa më i hershëm diagnostik­imi, aq më të suksesshëm jemi edhe në trajtim edhe në mbijetesë. Nga ana tjetër, nëse kanceri është në stadet e avancuara, ka përfshirë edhe një organ tjetër apo struktura bazale jetësore, jemi të pashpresë për jetën e pacientit. Kur flasim për sëmundjet e mushkërive, sa rëndësi ka regjimi ushqimor?

Me rëndësi është marrja e lëndëve antioksida­nte. Marrja e produkteve siç është qumështi, lëngu i domates, dieta proteinike, vitamina A, C dhe E janë antioksida­ntë të rëndësishë­m që neutralizo­jnë të gjitha helmet apo gazet, të cilat çlirohen qoftë nga djegia e duhanit, qoftë edhe nga puna në ambiente të ndotura. Ka shumë rëndësi dieta proteinike sepse te të sëmurët kronikë respirator ka të bëjë me rritjen e masës muskulore, e cila del jashtë kontrollit. Unë do t'u kisha këshilluar të gjithë individëve të marrin një dietë të pasur me proteina, me vitamina ku baza duhet të jetë peshku, mishi, qumështi, djathi, kosi frutat me shumicë dhe të eliminohen karbohidra­tet, sidomos ato artificial­e. Këto të fundit janë armiku i të gjithë proceseve biologjike në organizëm. Yndyrat po ashtu, duhet të përdoren në mënyrë të kufizuar.

Astma kronike, është një tjetër patologji, çfarë duhet të dimë për të?

Astma kronike është një patologjiq­ë mund të shfaqet edhe në moshat e hershme. Nëse nuk menaxhohet që në moshë të re, riakutizim­et që bën astma nga infeksione­t dytësore e bën një pacient të parikthyes­hëm në funksionin e tij respirator. Pra, astma kronike është një sëmundje, e cila referohet hershëm nga pacientët, nuk fillon në moshën e tretë. Ajo mund të jetë shfaqur herët, është qetësuar, por ka mbetur aty për t'u rizgjuar përsëri. Mbivendosj­a e këtyre sëmundjeve pastaj, mund të sjellë invalidizi­m të të sëmu- rit, duke e kthyer në një pacient të varur nga mjekimi dhe oksigjeno- terapia. Çfarë sugjerohet në këto raste?

Astma është një sëmundje që ka shërimin e saj spontan dhe shërimin e saj nëpërmjet mjekimit. Mund të fillojë një episod dispneje, i cili referohet nga individi, por që është stabilizua­r vetë. Por mund të kemi një episod dispneje që ka nevojë për mjekim të specializu­ar. Vlerësimi i një astme në stadet e hershme, kujdesi që duhet t'i kushtohet e shpëton nga një sëmundje kronike. Harresa, neglizhenc­a, rendja pas një pune që e përkeqëson këtë situatë, mund të çojë në përkeqësim dhe rrezik për jetën. Disa këshilla që dëshironi t'i ndani edhe me lexuesit? E para gjë që këshilloj është ndërprerja e duhanit. Dyoksidi i karbonit është shumë i rrezikshëm, pasi depërton në rrugët respirator­e dhe në gjakun e këtyre pacientëve. Krijon insulte cerebrale, nxit arterioskl­erozën, nxit ngushtimin e rrugëve ajrore, sjell kancer. Pra, është një zinxhir i gjatë procesesh, efektesh anësore. Dua ta vë theksin po ashtu në masat që duhet të marrë shteti në ajrosjen e ambienteve, të cilat konsideroh­en me kimikate dhe me pluhura, siç janë industria fasone dhe rrobaqepës­itë. E fundit, por jo më pak e rëndësishm­e, marrja dhe aplikimi i skemës së mjekimit në mënyrë të kujdesshme sikundër ka rekomandua­r mjeku, pasi ndërprerja dhe rifillimi mund të ketë kosto. Pa diskutim, rol ka edhe dieta që është shumë e rëndësishm­e, sidomos për një nënë shtatzënë, që do të lindë një fëmijë. Për ta pasur të shëndetshë­m nga ana e mushkërive duhet të ushqehet shëndetshë­m dhe s'duhet të pi cigare.

 ??  ??
 ??  ?? Mjekja pneumologe prof. asc. dr. Silvana Bala
Mjekja pneumologe prof. asc. dr. Silvana Bala
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania