Panorama (Albania)

Dosja e FBI, roli i 25- vjeçarit në Fier në vjedhjen e 350 milionë dollarëve

FLET NENA: ALDO ISHTE PA PUNE, JETONTE ME QINDARKAT E MIA

-

Arjana, nëna e Aldo Ymerajt, i cili dyshohet se nëpërmjet hakerimit të kartave të kreditit ka arritur të përvetësoj­ë rreth 675 mijë dollarë, mohon implikimin e të birit në rrjetin e krimit kibernetik.

Sipas saj, sapo ata kanë mësuar se emri i tij po lakohej si i dyshuar, kishin vendosur të paraqitesh­in në Ambasadën amerikane për të sqaruar gjithçka. Me lot në sy, nëna e Aldos thotë se i biri, student i informatik­ës, jetonte me qindarkat e saj, të cilat ajo i fiton me djersë duke bërë disa punë. Më tej ajo tregon edhe këpucët e vjetruara të të birit si dhe gjendjen e vështirë ekonomike. Në një rrëfim për “Panorama”, ajo shprehet se ka besim te drejtësia amerikane dhe se pret që shumë shpejt i biri të kthehet pranë familjes.

Znj. Arjana, si e morët vesh lajmin që djali juaj ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar për llogari të amerikanëv­e?

Para disa ditësh, djali erdhi në shtëpi dhe më tha që kishte dëgjuar se i ishte lakuar emri në një rrjet që bënin ndërhyrje nëpër linja interneti. Më tha se një shok i kishte thënë që mes atij grupi ishte edhe emri i Aldos. Dhe unë e pyeta se si ka mundësi dhe se çfarë kishte bërë që i lakohej emri. Ngaqë ai e vuajti edhe një dënim për lojëra në internet, mendova se mund të ishte një ngatërresë.

Si u soll pas kësaj djali, pra pasi e kish marrë vesh në një farë mënyre se kërkohej?

Absolutish­t njësoj si më parë. Vetëm se unë i thashë të interesohe­shim dhe nëse kishte emrin gjëkund, të shkonim ta sqaronim se nuk donim të rrinim me merak e me mendjen të ngritur kot pa lidhje. Çfarë bëtë më tej? I thashë të atit që të interesohe­j se unë grua e nuk kisha shumë mundësi. Pasi pyetëm të afërmit, na rezultoi që djali e kishte të pastër figurën dhe nuk kishte lidhje me këto fjalët që ishin hapur në Kosovë. Por, të them të drejtën, unë nuk rashë në qetësi. I thashë djalit se e kishte apo se kishte emrin, ne do të shkonim në Ambasadën amerikane. Dhe kur ia thashë, djali nuk kundërshto­i. Pranoi që të venim. Më dëgjonte djali për çdo vendim që merrja unë. Vajtët në ambasadë? Jo. Unë i kisha thënë që do ta merrja në telefon sapo të isha gati.

Po pse e zvarrite? Pse nuk ishe gati?

Sepse financiari­sht isha ngushtë. Unë mbaja edhe Aldon edhe shtëpinë. Nuk kisha mundësi të veja këto ditë.

Kur e takove Aldon për herë të fundit dhe çfarë të tha?

E takova këto ditë dhe i thashë që do ta dorëzonim në ambasadë. Dhe ai më tha ‘ ok më çoni’. Më kërkoi të takonte edhe babain e tij, meqë donim ta dorëzonim.

Si sillej djali në familje e me shoqërinë?

Ishte një djalë shembullor. Nuk e kisha parë asnjëherë të sillej keq me mua. Më thoshte gjithmonë, ‘ ja o mami sa të mbaroj shkollën e të filloj një punë e s’do të lë më të punosh kaq shumë për të më mbajtur’. Aldo është një djalë shumë i dashur dhe shumë i brishtë. Me miqtë sillej mirë.

Ku punonte ai, me se merrej?

Aktualisht nuk punonte. Ai studionte në degën Inxhinieri­Informatik­e dhe kishte mbaru- ar vitin e dytë. Nga dhjetori po kërkonte punë dhe donte të zhvendosej në Tiranë, por nuk po gjente asnjë punë. Madje ishte i dëshpëruar dhe më tha se e kishin marrë në dy intervista, por nuk e kishin punësuar. Unë i rrija afër. Nuk e kam pasur djalin problemati­k kurrë. Ai ka studiuar në shkollë të mesme për pikturë dhe kishte shpirt artisti. Ka punuar edhe me të atin ndonjëherë, meqë ishte i mirë në punët e dizajnit.

Ju si nënë e tij, keni dyshime se ai mund të jetë përfshirë në krime kibernetik­e? Iu ka lënë ndonjëherë shkas për të dyshuar në diçka të tillë?

Absolutish­t, e hedh poshtë. Jo se e kam djalë, por sepse e di që ai nuk lëndon dot askënd. Nuk do bënte gjëra që të dëmtonte askënd. Unë e njoh djalin tim... Është e vërtetë që ai është i zgjuar, është i shkathët. Kur ishte 17- vjeç i erdhi një ftesë nga kompania “Google” që ta punësonin, por ishte i vogël e unë se lashë se nuk dinim se si e qysh. Ai e donte atë fushë, por jam e sigurt se nuk mund të bëjë gjëra të jashtëligj­shme.

Policia ka dyshime për shu- ma të mëdha parash të përfituara prej tij nga hakerimi, rreth 675 mijë dollarë... Në fakt, djali juaj me se jetonte, ku i siguronte të ardhurat?

Kjo është absurd fare. Djali im mbahej nga qindarkat e mia. Po t’ia shikoni këpucët u ka dalë hekuri nga poshtë. E vishja me rroba te romët. E mbaja me gjëra modeste. Siç e shikoni, djali flinte në një dhomë 2 me 2 e nuk e ngopa njëherë si duhej. Punoja në 3- 4 punë që ta mbaja e prapë s’ia plotësoja dot kushtet për ta bërë si të gjithë të rinjtë e tjerë. Mezi e kam rritur. Ne mbijetojmë e djali po të kishte para, nuk do më linte kurrë të vuaja duke nxjerrë sytë tërë natën për të bërë punë që të fitoj bukën e gojës.

A keni një apel për drejtësinë?

Ç’të të them. Dua të besoj te drejtësia dhe pres të më kthehet djali në shtëpi. I besoj drejtësisë amerikane dhe jam e bindur që do hetohet e do zbardhet e vërteta e djalit tim, që vetëm i pasur nuk është. E vetmja pasuri e tij janë ca qindarka lekësh të vjetra që i mban në këtë kuti... kjo është e gjithë pasuria e Aldos tim.

Djali im mbahej nga qindarkat e mia. Po t’ia shikoni këpucët, u ka dalë hekuri nga poshtë. E vishja me rroba te romët. E mbaja me gjëra modeste

 ??  ?? Aldo Ymeraj
Aldo Ymeraj
 ??  ?? Arjana Ymeraj
Arjana Ymeraj
 ??  ?? ALDO YMERAJ, I ARRESTUAR PER LLOGARI TE SHBA
ALDO YMERAJ, I ARRESTUAR PER LLOGARI TE SHBA
 ??  ?? Nëna e Aldo Ymerajt, duke folur për “Panorama”
Nëna e Aldo Ymerajt, duke folur për “Panorama”
 ??  ?? Pikturat në dhomën e Aldos
Pikturat në dhomën e Aldos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania