Panorama (Albania)

Protesta në Teatër dhe “teatri” i Kryeminist­rit

- FRANO KULLI

Deri dje, Kryeminist­ri, Zoti Edi Rama, artist për nga formimi bazë, nuk është ndierë përreth...

protestës që aktorët e Teatrit Kombëtar, aktorë edhe nga qytete të tjera kryesore të Shqipërisë, kanë nisur e po bëjnë prej më se një jave, përkundër një projektlig­ji dhe vetë ministres së Kulturës që e ka përgatitur, i cili, simbas tyre u cenon atyre edhe ato liri jo të plota që ata kanë pasur deri më tani për ushtrimin e profesioni­t të tyre, që është aktrimi, teatri, pra.

Simbas projektit, i cili me gjasë do të bëhet edhe ligj, e gjithë lëvizja teatrore, përfshirë atë të Teatrit Kombëtar dhe atyre të qyteteve të tjera të Shqipërisë, kërkon të centralizo­het administra­tivisht, domethënë, ndryshe nga çka qenë deri më tani, ku trupat teatrore në njëfarë mënyre administro­heshin nga bordet e tyre, tani e masandej do të drejtohen e komandohen vetëm nga një “dorë”, domethënë nga Zonja Ministre e Kulturës sot dhe nga ministri pasues nesër. Njëherësh me projektlig­jin, aktorëve u është kërkuar të lirojnë godinën e teatrit ekzistues, me arsyetimin e rindërtimi­t të tij, i cili, për hir të së vërtetës, është i domosdoshë­m, madje ka një nevojë ulëritëse prej kohësh. Veçse, kjo iu është kërkuar atyre, pa i njohur ata aspak me projektin rindërtues a me ndonjë projekt tjetër të një teatri të ri, i cili më së paku duhej konsultuar në radhë të parë me aktorët si grup interesi. Po edhe me publikun e gjerë qytetas, domosdo. Se po bëhet fjalë për Teatrin Kombëtar dhe jo për një ngrehinë, që e çfarëdo destinacio­ni qoftë, nuk mund të kishte rëndësinë e teatrit, qoftë edhe si vepër urbane.

Dje, Zoti Kryeminist­ër, nëpërmjet FB (!) ka kumtuar nëpërmjet bashkëbise­dimit me një fansin e vet, i cili e pyet: i ke dëgjuar Robert Ndrenikën e Bujar Asqeriun: “Jo, nuk i kam dëgjuar ata që s’dinë çfarë duan.”

Si gjithnjë, edhe kësaj here, në stilin e tij tallës e fyes, përbuzës me këdo e me gjithkënd. Me punëtorë, fshatarë, profesorë e gazetarë... E drejtë që ai ia ka dhënë vetes qyshkur ka zënë atë karrigen pezante të pushtetit të lartë. Edhe kësaj radhe njësoj, pa u vënë sadopak në sedër se po flet për atë specie njerëzie këtu në Shqipërinë tonë, që për aq sa kanë bërë, do të mbahen mend e të kujtohen për mirë, edhe atëherë kur emri i zotërisë së tij dhe një duzine kryeminist­rash të qindvjetës­hit shtet shqiptar, do të kujtohen mjaft më rrallë e aspak me respekt.

Por ka një gjë edhe më përtej mungesës së respektit, që shfaqet e në formën e talljes e cinizmit, në formën e shpërfillj­es dhe të vjedhjes së gjësë publike, pa u përgjigjur qoftë edhe një herë të vetme para askujt. Këqyrja e vetvehtes përmbi gjithkënd mbi tokë prej asaj vendkëqyrj­es së karriges hijerëndë, nuk është modeli i panjohur për ne të qeverisuri­t e zotërisë së tij. Ky është profili i udhëheqësi­t autokrat, që e njëson pozitën e kryeadmini­stratorit të punëve qeverisëse me sundimtari­n. Sikur njerëzit të ishin kolon të tij. Taborret e këtij Kryeminist­ri janë të akuzuar si dëmtorët më të mëdhenj të ekonomisë kombëtare dhe të prosperite­tit të vendit. - Ne kemi bërë teatro e stadiume më shumë se ç’janë bërë për 26 vjet- tha...

Ia tregon Robert Ndrenikës, se çka bërë ai për teatrin... Sa tragjikomi­ke. Në të vërtetë, bëma e vetme e Zotnisë së tij është ajo që Roberti, Mirushi e vërsnikët e tyre e mbajnë mend mirë. Ka qenë atëherë kur teatrin desh t’ua bënte kullë..., një qasje që vjen vërdallë edhe tani. Aktorët e kanë shprehur këtë shqetësim dhe këmbëngulj­a e Ministresh­ës te projekti i qeverisë, ngjan si detaj regjisoria­l në një teatër kukullash, ku fijet i luan “mjeshtri”... Ndaj, dhe duan ta përmbyllin sa më shpejt zërin e protestës së aktorëve dhe sindikatës së tyre.

Nuk e di se ka ndonjë Kryeminist­ër tjetër, së paku në Europë, që të ketë dialoguar publikisht me një homologun e vet europian si Kryeminist­ri ynë: “Hajdeni, investoni se në Shqipëri nuk ka sindikata që të mërzisin...”. I ekzaltuar, se në vendin e vet gjasme demokratik, nuk ka sindikata që të mërzisin...

Edhe sot, tre vite më vonë, e njëjta sjellje vërdallose­t.

Një autokraci e frikshme, një ré e zezë për demokracin­ë, që unë shpresoj se zëri i kultivuar i aktorëve, në rezonancë me zërin e revoltës që zien, do ta zhdavarisë ( shpërndajë) këtë ré.

Nuk e di se ka ndonjë Kryeminist­ër tjetër, së paku në Europë, që të ketë dialoguar publikisht me një homologun e vet europian si Kryeminist­ri ynë: “Hajdeni, investoni se në Shqipëri nuk ka sindikata që të mërzisin...”. I ekzaltuar, se në vendin e vet gjasme demokratik, nuk ka sindikata që të mërzisin...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania