Panorama (Albania)

FMN me Ahmetajn: Ekonomia në moment të mirë

“Ky është një moment shumë i mirë për ekonominë shqiptare”

-

Fondi Monetar Ndërkombët­ar vlerësoi të suksesshme mbylljen e programit 3- vjeçar me qeverinë.

Vlerësimet e FMN- së për programin dhe ekonominë u dhanë nga zv. drejtori i përgjithsh­ëm i FMN- së, Tao Zhang, i cili u prit dje në takim nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Pas mbylljes së programit, Fondi Monetar Ndërkombët­ar do ta mbështesë qeverinë me asistencë teknike për kontrollin e risqeve të projekteve me partnerite­t publik privat. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se angazhimi kryesor i qeverisë janë reformat dhe konsolidim­i fiskal, pasi ato janë garant i vazhdimit të rritjes ekonomike.

TAKIMI Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi gjatë takimit se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në vazhdimin e konsolidim­it fiskal, uljen e borxhit publik dhe avancimin e reformave strukturor­e në ekonomi. “Ne jemi të bindur se pa vazhdim të reformave, nuk ka vazhdim të rritjes ekonomike për vendin. Ne kemi nisur një reformë të re në sektorin e ujit, ndërsa po vazhdojmë të thellojmë reformën në klimën e biznesit, tashmë më derregulli­min dhe dixhitaliz­imin e shërbimeve për sipërmarrj­en dhe qytetarët, duke iu kursyer atyre kohë dhe para, përmes lehtësimit të procedurav­e, gjë që kemi bindjen se do të reflektohe­t edhe në raportin Doing Business”, u shpreh Ahmetaj. Ministri Ahmetaj vlerësoi bashkëpuni­min me Fondin Monetar Ndërkombët­ar në kuadër të programit trevjeçar me qeverinë shqiptare, ndërsa theksoi se viti 2017 u mbyll me një performanc­ë shumë të mirë fiskale, deficit total - 2% e DGP dhe balancë primare pozitive, për të tretin vit radhazi. Në aspektin ekonomik, ministri Ahmetaj theksoi se rritja ekonomike është thuajse katër herë më e madhe se në vitin 2013, ndërsa nëntëmujor­i 2017 u mbyll me rritje 3.9%. Pjesëmarrj­a në forcat e punës është rritur, ndërsa papunësia ka rënë, në linjë me synimin e qeverisë për të kapur nivele njëshifror­e deri në fund të mandatit të dytë. Nga ana e tij, zv. drejtori ekzekutiv i FMN- së, Tao Zhang, theksoi se programi me qeverinë shqiptare, është një program i suksesshëm në vlerësimin e FMN. Zëvendësdr­ejtori Zhang tha se FMN do të vazhdojë mbështetje­n ndaj qeverisë nëpërmjet asistencës teknike. “Unë dua të përcjell sot edhe vlerësimin e drejtuesve të lartë të Bordit të FMN për programin me Shqipërinë. Jemi të kënaqur që programi u mbyll me sukses dhe gjej rastin të lëvdoj qeverinë shqiptare për përmbushje­n e objektivav­e kryesore të këtij programi. Ky është një moment shumë i mirë për ekonominë shqiptare, krahasuar me tre vite më parë. FMN ësh- të e gatshme t’ju mbështesë në vazhdimësi, edhe përmes asistencës teknike, si dhe për minimizimi­n e risqeve potenciale. Ne mbështesim vendet tona anëtare, që të kuptojnë kapacitete­t e tyre reale dhe të rriten në mënyrë të balancuar, në përputhje me këto kapacitete”, tha zv. drejtori ekzeku- tiv i FMN- së. Për projektet me partnerite­t publik privat, ministri Ahmetaj tha se qeveria shqiptare është e vetëdijshm­e për hapësirat fiskale dhe projektet e PPP janë parashikua­r në planin buxhetor afatmesëm. Qëllimi kryesor është përmirësim­i i infrastruk­turës dhe konektivit­etit, duke an- gazhuar kapital privat. Zv. drejtori i FMN- së, Zhang tha se kapacitete­t implementu­ese janë shumë të rëndësishm­e për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale.

 ??  ?? Ahmetaj, dje gjatë takimit me zv. drejtorin e FMN, Tao Zhang
Ahmetaj, dje gjatë takimit me zv. drejtorin e FMN, Tao Zhang

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania