Panorama (Albania)

Tabaku: Pastrimi i parave është ngritur në sistem

-

“Korrupsion­i dhe pastrimi i parave në Shqipëri janë ngritur në sistem.” Kështu ka deklaruar nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, sot gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit. Sipas Tabakut, të dhënat e fundit zyrtare nga Zyra e Prokurimev­e Publike tregojnë se qeveria shqiptare ka kryer pothuajse 30% të tyre me prokurim të drejtpërdr­ejtë, ndërkohë që nga 9613 procedura, 3318 janë me negocim pa shpallje. Tabaku tha se këto janë kontrata që i jepen në mënyrë të drejtpërdr­ejtë një personi të vetëm, të lidhur me qeverinë. Duke cituar strategjin­ë e zgjerimit, Tabaku nënvizoi pjesën ku thuhet se prokurimet publike që shkojnë te klientët e caktuar të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë një nga elementët kryesorë të korrupsion­it qeveritar. “Në qoftë se ka një fushë që opozita dhe maxhoranca mund të ulen bashkë për të hartuar një strategji të përbashkët për integrimin europian, kjo është lufta ndaj korrupsion­it”, u shpreh Jorida Tabaku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania