Panorama (Albania)

PROPOZIMET E PD PËR DEKLARATËN E PËRBASHKËT

-

1. Partia Demokratik­e propozon që pika 5 e rekomandim­eve të modifikohe­t, duke vërejtur se blerja e votave dhe keqpërdori­mi i pushtetit vazhdoi edhe pas marrëveshj­es së 18 majit.

2. Për sa u përket zgjedhjeve, Partia Demokratik­e, në një amendament tjetër të saj, propozon që rekomandim­et e OSBE/ ODIHR, përfshirë masat kundër blerjes së votës, duhet të zbatohen para zgjedhjeve të ardhshme.

3. Lidhur me rolin e Kuvendit, Partia Demokratik­e propozon që në pikën 9 të shtohet edhe një frazë tjetër, që siguron përfaqësim­in e opozitës, nisur nga përjashtim­i që qeveria i bëri opozitës nga takimi i fundit i Këshillit të Stabilizim- Asociimit, më 15 nëntor 2017, në Bruksel.

4. Të hiqet imuniteti parlamenta­r, kur ai kërkohet nga organet e drejtësisë. Qeveria refuzoi ta bënte këtë në rastin e Tahirit, çka u kritikua nga grupi i PPE- së, deputetë dhe zyrtarë të qeverive së vendeve anëtare të BE dhe SHBA.

5. Të shtohet një pikë në rekomandim­e për të theksuar së mosndëshki­mi i politikanë­ve të lartë ul besimin e publikut dhe se rregullorj­a e Kuvendit nuk duhet të ofrojë mbrojtje ndaj të akuzuarve.

6. Partia Demokratik­e propozon që pika 11 e rekomandim­eve, e cila bën thirrje për çrrënjosje­n e kultivimit të drogës dhe ndjekjen penale të kultivuesv­e, të jetë më e plotë.

7. Partia Demokratik­e propozon që, pas pikës 11, të shtohet një pikë tjetër e re, që shpreh shqetësimi­n për rritjen e numrit të azilkërkue­sve nga Shqipëria dhe i kërkon qeverisë ta adresojë më tej këtë fenomen. Në vitin 2017 ka pasur një bum të azilkërkue­sve nga Shqipëria në vendet e BE- së, veçanërish­t në Francë.

8. Partia Demokratik­e propozon ndryshimin e fjalisë ku preket çështja e pronave në pikën 13, duke kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e sepse qeveria vazhdon të zbatojë ligjin e pronave, pa marrë parasysh vendimin e kësaj Gjykate për shfuqizimi­n e pjesshëm të ligjit.

9. Partia Demokratik­e mbështet plotësisht pikën 14, ku flitet për vetëcensur­ën dhe ndikimin e interesave politike dhe ekonomike në media, por propozon edhe një pikë të re, ku shpreh shqetësim nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve politike ndaj gazetarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania