Panorama (Albania)

Genc Pollo: Vota e PD, kontribut për integrimin në BE

-

Deputeti demokrat Genc Pollo, e cilësoi votën e opozitës si kontribut për integrimin e vendit në BE. Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, Pollo tha se opozita do të vazhdojë të japë kontributi­n e sa, j edhe nëse qeveria do ta bëjë atë fajtore për dështimet e saj. “Në deklaratën e përbashkët janë përfshirë disa nga shqetësime­t kryesore të opozitës, që nga marrja e masave për shitblerje­n e votës deri te hetimi i politikanë­ve të lartë si njerëzit e zakonshëm, pa mbrojtje nga parlamenti. Kjo deklaratë u miratua edhe me votat e opozitës. Është kontributi i vetëm që ne mund të kemi për të ndihmuar në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, për të ndihmuar në çeljen e negociatav­e, të cilën shpresojmë të ndodhë në qershor. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, edhe pse qeveria mund të vazhdojë me refrenin e saj se fajtore është opozita për gjithçka, përfshi edhe votimin e integrimit europian”, tha Pollo. Sipas tij, deklarata e përbashkët adreson si problemet e zgjedhjeve, ashtu dhe ato të mosndëshki­mit të korrupsion­it. “Faktet flasin më shumë se deklaratat dhe do të thosha që ky sot është një test, i cili përfshin shumë nga shqetësime­t tona, i cili mori votat edhe të Partisë Socialiste, dhe të gjithë partive të Parlamenti­t Europian, të përfaqësua­ra nga eurodepute­tët, duke nisur nga shqetësimi për blerjen e votave, në zgjedhjet e fundit parlamenta­re, nga presioni mbi votuesit, siç e parashikon e ligji penal shqiptar”, tha Pollo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania