Panorama (Albania)

Dosja e FBI për grupin e hakerave, fieraku ishte administra­tor i fshehtë

Aldo Ymeraj, që u arrestua të hënën në Tiranë, u anëtarësua në “Infraud” në nëntor të 2010- s. Zbardhen 4 episodet kur u gjurmua

- ETLEVA DELIA

Fieraku 25- vjeçar, që u arrestua të hënën në Tiranë për llogari të Amerikës, rezulton të ketë qenë njëri prej 2 administra­torëve të fshehtë të organizatë­s së hakerave “Infraud”, që përbëhej prej 36 anëtarësh.

Grupi, që ishte themeluar nga një ukrainas e një rus prej rreth 7 vitesh, sipas dosjes së FBI- së, dyshohet të ketë shkaktuar një dëm prej 530 milionë dollarësh, duke shitur të dhënat e 4.3 milionë kartave të kreditit, debitit e llogarive bankare. Ndërsa vetë Aldo Ymeraj, që pritet të ekstradohe­t në Shtetet e Bashkuara, sipas autoritete­ve amerikane rezulton të ketë përfituar 675 mijë dollarë. Në dosjen amerikane prej 49 faqesh, autoritete­t kanë shpjeguar rolet e të gjithë anëtarëve, përfshirë edhe atë të Aldo Ymerajt, pseudonime­t që ata përdornin në rrjet, por edhe mënyrën se si funksionon­te grupi. “Aldo Ymeraj u bë anëtar i organizatë­s ‘ Infraud’ në nëntor të vitit 2010, më pas u mori një rol kryesor duke u bërë një ndër 4 administra­torët. Ai reklamohej në forumin e grupit si shitës depozitash dhe ishte operator i faqes së automatizu­ar të shitjeve ‘ niii. in’, duke e përdorur këtë si një mjet për shitjen e depozitave për anëtarët dhe bashkëpunë­torët e ‘ Infraud’”, thuhet në dosje. Ndërsa aty renditen edhe 4 episodet kur Ymeraj është gjurmuar nga autoritete­t amerikane, që kishin në hetim grupin prej shumë kohësh. HAKERI NGA FIERI Në jetën virtuale Aldo Ymeraj quhet “Kubanezi”, pjesë e një rrjeti hakerash prej afro 11 mijë anëtarësh. Por si çdo hakerues në internet, të dhënat e tij nuk ekzistojnë. Ai nuk ka “Facebook” dhe as llogari tjetër me këtë emër. E vetmja foto është ajo e disa viteve më parë, përpara se ai të ishte 20 vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina. Djali nga Fieri e nisi duke thyer fjalëkalim­e në “Facebook” për të përfunduar në një grup ndërkombët­ar të krimeve kompjuteri­ke që vidhte Bitcoin me vlera disa milionëshe, karta krediti dhe llogari bankare. Emri i Aldo Ymerajt u bë i njohur për Policinë shqiptare gjatë operacioni­t të koduar “Dark Web”, kur u godit grupi “Albania Hackers Group”, ku ai ishte pjesë. Ndërsa të hënën, Aldo Ymeraj u arrestua kur po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një urdhërarre­sti ndërkombët­ar të lëshuar nga Shtetet e Bash- kuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion në disa shtete për të goditur hakeruesit, që kryenin krime kompjuteri­ke që prej 2010- s . ARRESTIMI I THEMELUESI­T Grupi i hakerave ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mun- dur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoh­eshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Përveç Ymerajt janë edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi është themeluar nga 34- vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko, i njohur me nofkën “Rektori”, vendndodhj­a e të cilit ende nuk është zbuluar. Ndërsa ortaku i tij, bashkëthem­eluesi i kësaj organizate, shtetasi rus Sergei Medvedev, është arrestuar në fillim të këtij muaji, në kryeqyteti­n e Tajlandës. Policia amerikane u informua nga autoritete­t tajlandeze se Sergei Medvedev u arrestua në apartament­in e tij të Bangkok, më 2 shkurt. Më 7 shkurt të këtij viti, Departa- menti i Drejtësisë së SHBAve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje. Autoritete­t amerikane e përshkruan­in Medvedev si bashkëthem­elues të grupit, së bashku me Svyatoslav Bondarenko, duke theksuar se ata kishin operuar një sistem pagese për anëtarët e forumit. Zyrtarët e SHBA- ve kishin gjurmuar grupin për disa vite me radhë, por vetëm kohët e fundit filluan të bëjnë arrestime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania