Panorama (Albania)

"Veliera", Gjykata vendosi pro projektit 6 milionë USD

"Nuk do të lejohen punimet në zonën A, do të ruhen rrënojat"

-

Gjykata Administra­tive e Durrësit i hapi rrugën dje projektit 6 milionë dollarësh për ndërtimin e "Velierës".

Pas disa seancave u pranua pjesërisht kërkesëpad­ia e Shoqërisë Civile, e cila kërkonte anulimin e projektit të bashkisë. Gjykata Administra­tive vendosi që t'i hapë rrugë përfundimi­t të veprës në sheshin para hyrjes së portit sipas projektit të rishikuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Durrësit, pas 13 seancave dhe një viti pezullim punimesh. Ndryshimet në projekt parashikoj­në ruajtjen dhe punimet në hapjen për publikun të rrënojave arke- ologjike të zbuluara gjatë punimeve për këmbët e "Velierës". Ndërkohë, sipas vendimit, nuk do të lejohen të zhvillohen punimet në zonën arkeologji­ke "A". Sakaq, nuk u pranua kërkesa për përgjegjës­inë penale për urdhëruesi­t e tij. Seanca u shoqërua nga një moment tensioni pasi vendimi u dha pa praninë e medias.

"Veliera" cilësohet si një nga projektet madhore të Bashkisë së Durrësit, sipas së cilës qyteti fiton një shesh për qytetarët dhe po ashtu do të tërheqë interesin e turistëve të huaj. Në këto kushte, pas një viti pezull, Gjykata i ka hapur rrugë punimeve në kantierin e ndërtimit, përveç zonës arkeologji­ke "A". Treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Ergys Gashi ka pranuar pjesërisht kërkesëpad­inë e Shoqërisë Civile, e cila kërkonte anulimin e projektit të këtij sheshi dhe vënien para përgjegjës­isë të autorëve, që kanë ndërhyrë në zonën arkeologji­ke. Gjykata Administra­tive në vendimin e saj ka pranuar projektin e ndryshuar të paraqitur nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Durrësit për të mos u zhvilluar punime në zonën arkeologji­ke "A", aty ku binte më parë një nga këmbët e "Veli- erës". Pra, do të zbatohet projekti i ndryshuar, që konsiston në ruajtjen e rrënojave arkeologji­ke në kushte optimale dhe njëkohësis­ht të jenë të vizitueshm­e nga publiku. Gjykata Administra­tive nuk është shprehur për kërkesëpad­inë e shoqërisë civile në lidhje me anulimin e projektit, por vendosi që të mos lejojë punime në zonën "A", aty ku punimet janë të bllokuara prej një viti. Menjëherë pas këtij vendimi, kanë reaguar edhe përfaqësue­sit e shoqërisë civile, avokatja Mirela Jorgo dhe ambientali­sti Sazan Guri, të cilët u shprehën se do ta çojnë çështjen në Strasburg për të mbrojtur vlerat e trashëgimi­së kulturore.

 ??  ?? Projekti për “Velierën”
Projekti për “Velierën”
 ??  ?? Punimet për “Velierën” në Durrës
Punimet për “Velierën” në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania