Panorama (Albania)

Berisha përballë Shullazit, avokatët ende të pavendosur

Avokati i firmës arabe: U befasova kur Beqja kallëzoi Shullazin

-

Ish- Kryeminist­ri Berisha nuk do të jetë në sallën e gjyqit, seancën e javës që vjen ndaj Emiljano Shullazit.

Emri i tij është në listën e dëshmitarë­ve të mbrojtjes, por duket se përballja mes tij dhe Shullazit nuk do të ndodhë, të paktën për këtë muaj. Në seancën e djeshme, gjyqtari Fran Prendi lexoi emrat e dëshmitarë­ve të propozuar nga mbrojtja, ku mes tyre kanë mbetur Berisha dhe Ardian Çipa, ish- drejtori i Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Mirëpo, të kontaktuar nga “Panorama”, avokatët e të pandehurve thonë se ende nuk kanë vendosur nëse do ta thërrasin Berishën si dëshmitar në gjyq, apo do të tërhiqen prej tij. Ata konfirmojn­ë se momentalis­ht, Berisha nuk është në planet e tyre, për seancën e ardhshme. Emri i ish- Kryeminist­rit u përmend në gjyq për herë të parë, gjatë dëshmisë së ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sugjeroi se në vend të tij, në sallën e gjyqit duhet të ishte ish- kreu i qeverisë. Sa i përket seancës së djeshme, në gjyq dëshmoi avokati i shoqërisë “Saudi Brothers”, Bujar Kareci, i cili foli për biznesmeni­n Ylvi Beqja dhe për çështjen e ish- hotel “Vollgës”. “Ylvi Beqjen e kam njohur në 2010n. Gjatë asaj kohe, në cilësinë e avokatit kam përfaqësua­r shoqërinë, ndërkohë që ishin zhvilluar disa procese për “Vollgën”. Ai që prishi çdo gjë, ishte një gjyq në vitin 2013. Gjyqi është zhvilluar pa praninë tonë si palë. Në këtë seancë, Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar “Vollgën” Zamir Hasës. Kjo ishte pak e habitshme sepse të paktën për përshtypje­t e mia, ajo pronë do të na kthehej, kjo pasi ligjërisht s’kishte asnjë arsye se pse të mos e merrnim. Gjatë kësaj kohe, Ylviu na ka treguar se ndihej i kërcënuar dhe në rrezik për jetën. Ka qenë në 2015n, kur më merr në telefon dhe donte të më takonte. E kam takuar te një lokal poshtë shtëpisë sime. Aty më tha se i kishte zgjidhur të gjitha problemet dhe se kishte kontaktuar me Emiljano Shullazin. Më tha se ishte më i sigurt dhe i qetë”, tha Kareci para Gjykatës. Ai tregoi më tej se Ylvi Beqja i kishte kërkuar që të punonte i qetë për çështjen e “Vollgës”. “Pas kësaj jemi takuar pesë deri në gjashtë herë, në pesë muaj. Në këtë periudhë dukej shumë optimist, ndërkohë që fliste me superlativ­a për Emiljano Shullazin. Kur kam marrë vesh kallëzimin që kishte bërë Ylviu për Shullazin, u befasova”, shtoi më tej avokati. Kareci tha se Beqja kurrë nuk i ka shfaqur ndonjë shqetësim për Shullazin. Hera e fundit që kam takuar Ylvi Beqjan, ka qenë dy javë para se të bëhej denoncimi, pra, të dilte në media që Ylvi Beqja ka denoncuar Emiljano Shullazin. Ai nuk më ka shfaqur asnjë shqetësim atë ditë, ndërkohë, dua të them që e gjithë kjo m’u duk shumë kontradikt­ore. Gjithashtu, dua të shtoj se më ka telefonuar edhe kur u bë dëshmitar i mbrojtur. Kur e kam takuar te shtëpia e tij, e kam pyetur se pse e bëri atë denoncim dhe më tha, “Lëre mos më pyet se ashtu është puna”. “Sa i përket ‘ Vollgës’, Ylviu tha se më mirë t’ia kalonte Shullazit se Zamir Hasës”, përfundoi avokati.

 ??  ?? Dozat e kanabisit të sekuestrua­ra dje
Dozat e kanabisit të sekuestrua­ra dje
 ??  ?? Emiljano Shullazi në gjyq
Emiljano Shullazi në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania