Panorama (Albania)

Prokuroria thërret për dëshmi biznesmeni­n Nuel Kalaj

-

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dëshmuar për privatizim­in e OSSH- së, biznesmeni­n Nuel Kalaj. Ky i fundit akuzohet nga për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike. Sipas raportit të Komisionit Hetimor Parlamenta­r për CEZ, Nuel Kalaj ka luajtur rolin e sekserit në privatizim dhe ka përfituar një shumë të madhe parash. Mirëpo, biznesmeni nuk gjendet në banesën e tij në Tiranë. Burimet pranë Prokuroris­ë së Tiranës thonë se për të janë dërguar dy fletëthirr­je, për të dëshmuar në Prokurori, por pa përgjigje. Dyshohet se Kalaj nuk gjendet më në Shqipëri, pasi ai nuk dëshmoi as gjatë kryerjes së punimeve të Komisionit Hetimor Parlamenta­r, ku u thirr si dëshmitar. Kalaj është emri i tretë që thirret nga Prokuroria e Tiranës për të dëshmuar, pas djalit të ish- Kryeminist­rit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish- ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli. Këta të dy kanë dhënë dëshmitë e tyre në Prokurori dy javët e fundit, ndërsa të tjerë zyrtarë priten që të thirren për të dëshmuar. “Panorama” mëson se Prokuroria e Tiranës ka gati edhe një letërporos­i për autoritete­t çeke në lidhje me dosjen, ku kërkon më shumë material. Për privatizim­in e CEZ, Komisioni Hetimor Parlamenta­r ka vlerësuar se dëmi i shkaktuar ndaj shtetit shqiptar, kap vlerën e 414 milionë eurove. Komisioni ka bërë kallëzim penal ndaj disa ish- zyrtarëve të lartë për CEZ, përfshirë edhe ndaj ish- Kryeminist­rit Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania