Panorama (Albania)

I dogjën benzin, biznesmeni: Ka lidhje me statuset në FB

“Autori i paguar, i jap 10- fish që të më tregojë porositësi­n”

- VLORE

Biznesmeni Eduart Alikaj, të cilit i dogjën makinën gjatë natës, shprehet se nuk ka marrë asnjë kërcënim dhe nuk ka konflikte të hapura me askënd.

Nga ana tjetër, Alikaj deklaron se është i sigurt se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe e porositur. Makina e tij “Mercedez- Benz ML” u dogj rreth orës 01: 00 të së hënës në lagjen “Hajro Cakërri”, ku edhe ishte i parkuar pranë banesës. Nga hetimet paraprake, autori ka hedhur një sasi benzine, por flakët janë pikasur në kohë dhe është bërë e mundur shuarja e tyre. Dyshimet e para si shkak i zjarrvënie­s së qëllimshme kishin të bënin me një konflikt që Alikaj ka pasur me punonjësit e kompanisë së parkimit në Vlorë “Tis Park”. Dhe për këtë, në vitin 2016, Alikaj u arrestua me akuzën “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m”. Por, sipas biznesmeni­t, ngjarja është mbyllur dhe nuk e lidh zjarrvënie­n në makinë me këtë incident. Alikaj dyshon se gjithçka mund të lidhet me postimet e tij në “Facebook”, pasi vazhdimish­t mban qëndrime për çështje që shqetësojn­ë vetë atë dhe qytetarët.

Z. Alikaj, me çfarë e lidhni zjarrvënie­n në makinën tuaj? Keni ndonjë dyshim?

Mendoj se gjithçka ishte e qëllimshme. Unë nuk kam konflikte me asnjë person, ndërsa dyshoj se mund të ketë lidhje edhe me postimet e mia në “Faceboook”. Por, asnjëherë nuk kam pasur kërcënime dhe dua ta di se përse e kanë bërë.

Pse e lidhni me postimet në rrjetet sociale. Çfarë keni shkruar aty?

Unë jam një person me diapazon të gjerë, nuk kam përkrahur asnjë parti. Kur diçka nuk shkon, kam dalë kundër, kur diçka ka shkuar mirë, e kam përkrahur. Nuk kam bindje për asnjë parti apo forcë politike. Këto ditë kam marrë mbështetje nga shumë qytetarë dhe jam munduar që gjithmonë të bëjë diçka të mirë për qytetin e Vlorës dhe qytetarët.

Cili ka qenë postimi që mund të ketë nxitur zjarrvënie­n?

E thashë nuk kam pasur ndonjëherë kërcënime. Unë e di që personi që e ka bërë këtë e ka kryer nga halli. Por, do t’i ofroja dhjetëfish­in e asaj shume që i kanë ofruar për të më treguar se kush e ka porositur. Unë e di që ai person që e ka bërë, e ka bërë vetëm nga halli, nga asgjë tjetër.

Çfarë është arritur të mësohet deri më tani për ngjarjen?

Nga dëshmi të ndryshme di se personi që i ka vënë flakën është larguar më pas me një biçikletë dhe ka qenë me kapele. Të paktën këto kam mësuar nga dëshmitarë të ndryshëm, por e theksoj se nuk kam konflikte me asnjë person tjetër për të shkuar deri këtu.

Në vitin 2016, keni pasur një konflikt me punonjës të parkimeve. Mund të ketë lidhje me këtë?

Një konflikt si çdo qytetar tjetër, që nuk e pranonte atë koncesion. Në atë kohë u konfliktua­m, por deri aty. Edhe unë u dëmtova, por mbeti me aq. Unë jam një qytetar për qytetin dhe shkruaj gjithmonë realitetin. Ajo ngjarje ka kaluar.

Keni ndonjë apel për Policinë?

Nuk kam pasur ndonjëherë kërcënime. Unë e di që personi që e ka bërë këtë e ka kryer nga halli. Por, do t’i ofroja dhjetëfish­in e asaj shume që i kanë ofruar për të më treguar se kush e ka porositur. Unë e di që ai person që e ka bërë, e ka bërë vetëm nga halli, nga asgjë tjetër

Të zbardhë ngjarjen, nuk kam pasur konflikte me asnjë person dhe nuk kam marrë asnjëherë kërcënime për të shkuar deri te djegia e makinës. Shpresoj që të zbardhet sa më shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania