Panorama (Albania)

KORÇË/ Marku: Hetoni zyrtarët, ka vetëm 1 kallëzim

-

KORÇË – Prokurorja e Përgjithsh­me Arta Marku, gjatë zhvillimit të analizës vjetore të Prokuroris­ë së Korçës, kërkoi vëmendje te rrjetet e trafikut të drogës dhe rastet e korrupsion­it të nëpunësve shtetërorë të doganave dhe tatimeve, ku sipas saj në Korçë për vitin 2017 është regjistrua­r vetëm një kallëzim. “Prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar te hetimi i veprave penale me rrezikshmë­ri të theksuar dhe sensitive për rrethin Korçë. Mbështesim prokurorët për hetime në lëndën e korrupsion­it. Prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarë­sve të lëndëve narkotike, por të identifiko­jë dhe vendosë përpara përgjegjës­isë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojn­ë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj”, ka deklaruar Marku. Prokurorja e Përgjithsh­me, gjithashtu kërkoi edhe hetim ndaj zyrtarëve shtetërorë, që abuzojnë me ligjin apo që janë të korruptuar. “Mbështesim fuqimisht prokurorët për të identifiku­ar shkelje të ligjit dhe regjistrim­in e veprave penale, sidomos në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë”, shtoi ajo duke kërkuar analiza të përbashkët­a me organet tatimore dhe doganore për të identifiku­ar shkelje të ligjit në këto fusha. dh. ç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania