Panorama (Albania)

“Autori është shfrytëzua­r”

-

Në një postim në “Facebook’ pas ngjarjes, Eduart Alikaj shkruan se kishte vendosur të ndërronte makinë, por me këtë që i ndodhi do ta mbajë, pasi t’i riparojë dëmtimin. “Kisha vendosur ta ndërroja. Tani më duhet ta ribëj sepse jo vetëm u dogj për mua, por edhe më tregoi se deri tek ajo mund të afrohen. Për afeksion do ta mbaj”, shkruan biznesmeni. “Shyqyr Zoti pati dëshmitar që vëmendjen ua tërhoqi çakmaku që ndezi benzinën. Policia e zjarrfikës­it ndërhynë me shpejtësi duke kufizuar edhe dëmet. Herët a vonë do të dali si e qysh?! Po një apel kam për atë fukara që hodhi benzinën. Për atë që për pak shpërblim, është shfrytëzua­r nga të tjerë. Gjej mënyrën e më bëj të ditur kush... 10- fish do shpërblehe­sh e mik do të kem. Çfarëdo do më thuash do vdesë me mua. Mos ngurro!!!”, përfundon biznesmeni.

 ??  ?? Makina e djegur e biznesmeni­t Alikaj
Makina e djegur e biznesmeni­t Alikaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania