Panorama (Albania)

Erdogan: Mbështetja e YPG nga SHBA, do marrë përgjigje

Kërcënimi: Amerikanët s’e kanë provuar ende “shuplakën otomane”

-

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të vazhduar financimin e milicisë siriane kurde të YPG do të ndikojë në lëvizjet e ardhshme të Turqisë.

Kështu u shpreh të martën Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përpara një vizite nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, të enjten dhe të premten. Bisedimet me dy palët pritet të jenë të vështira për shkak të interesave krejtësish­t divergjent­e në Siri. Turqia nuk e pranon mbështetje­n e SHBA- ve për milicinë siriane kurde, YPG, të cilën e sheh si një organizatë terroriste dhe degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistani­t ( PKK). Uashington­i e ka aleat YPG dhe ka vendosur të vazhdojë ta mbështesë në luftën kundër ISIS në Siri. “Vendimi i aleatit tonë për të dhënë mbështetje financiare për YPG ... me siguri do të ndikojë në vendimet që do të marrim”, tha Erdogan në një fjalim në Parlament. Komentet e tij pasuan vendimin e Departamen­tit të Mbrojtjes në SHBA për buxhetin 2019, i cili përfshin kërkesa për fonde për të trajnuar dhe pajisur forcat lokale në luftën kundër ISIS në Siri. Pentagoni kërkoi 300 milionë dollarë për trajnimin dhe pajisjen e aleatëve në Siri, si dhe 250 milionë dollarë për kërke- sat e sigurisë kufitare, sipas “Reuters”, bazuar në një kopje të buxhetit. Te forcat e sigurisë kufitare përfshihen edhe milicitë e YPG. Mediat turke interpretu­an se kjo do të thotë se Pentagoni kishte ndarë 550 milionë dollarë për YPG, në buxhetin e vitit 2019. “Do të ishte më mirë për ta, që të mos qëndronin me terroristë­t që mbështesin sot. Unë po u bëj thirrje popullit të Shteteve të Bashkuara, këto para po dalin nga buxheti i Shteteve të Bashkuara, po dalin nga xhepat e popullit”, tha Erdogan. Muajin e kaluar, Turqia nisi një inkursion në Siri, të cilin e quan operacioni “Dega e Ullirit” për të zhdukur YPG nga kufiri i saj jugor. Nga qyteti Afrin, ku ka pasur një ofensivë të suksesshme, Erdogan pritet t’i dërgojë trupat e tij në Manbij, ku qëndrojnë edhe trupat amerikane. Ai ka kërkuar që SHBA t’i heqë trupat nga ky qytet, por nuk ka marrë përgjigje pozitive dhe ekziston rreziku i një përplasjej­e historike të dy aleatëve më të mëdhenj të NATO- s. Presidenti i Turqisë ka kërcënuar se trupat amerikane mund të marrin një “shuplakë otomane, të cilën nuk e kanë provuar e kurrë.”

 ??  ?? Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania