Panorama (Albania)

Zbulohet se çfarë shkaktoi vdekjen e 71 pasagjerëv­e

-

Pilotët e një linje ajrore ruse besohet se kanë faj për rrëzimin e avionit në Moskë, të dielën, ku humbën jetën 71 njerëz, pasi nuk kanë ndezur njësinë ngrohjes duke çuar në ngrirjen e sensorëve të shpejtësis­ë në ajër, si dhe dhënien e informacio­nit të gabuar, sipas hetuesve. “Një faktor në zhvillimin e një situate të veçantë në fluturim, mund të jenë të dhënat e gabuara në lidhje me shpejtësin­ë e fluturimit në treguesit e pilotëve, gjë që ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të tubave të ftohtë të sondave të shpejtësis­ë, ndërkohë që sistemet e tyre të ngrohjes ishin mbyllur” tha Komiteti i Aviacionit rus. “Gjatë të gjitha fluturimev­e të tjera të regjistrua­ra, ngrohja e sondave totale të presionit u aktivizua përpara ngritjes në pozicion”, shkruan agjencia ruse, “TASS”. Avioni “Saratov Antonov” An- 148 u nis të dielën nga aeroporti “Domodedovo” në Moskë për një fluturim në qytetin e Orskut dhe u rrëzua në një fushë rreth 40 kilometra në juglindje të Moskës. Të 65 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord kanë vdekur dhe vazhdon ende operacioni për mbledhjen e pjesëve të trupave të tyre. Sipas hetimeve, “një situatë e veçantë filloi të zhvillohet rreth dy minuta dhe 30 sekonda pas ngritjes së avionit, në një lartësi prej rreth 1,300 metrash dhe shpejtësis­ë së treguesit prej 465- 470 km/ h”. Regjistrue­sit e fluturimit kapën të dhëna të ndryshme nga dy sensorë të shpejtësis­ë së avionit, si rezultat i dështimit të pilotëve për të aktivizuar njësinë e ngrohjes për pajisjet e matjes së presionit përpara fluturimit. Pilotët e kishin kthyer avionin në autopilot pas nisjes, por rimorën kontrollet manuale kur panë të dhënat konfliktua­le të shpejtësis­ë, me një tregues që tregonte shpejtësin­ë në 0 km/ h dhe tjetrin në rreth 550 km/ h. Pilotët kryen një sërë manovrash, por nuk mundën të evitonin tragjedinë, duke u përplasur në një fushë me dëborë, gjashtë minuta pas ngritjes në ajër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania