Panorama (Albania)

Tillerson: Lini mënjanë rivalitete­t, mos humbisni objektivin, ISIS

-

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se administra­ta amerikane është e shqetësuar nga mungesa e unitetit dhe fokusit të koalicioni­t të 74 vendeve në luftën kundër ISIS. Sipas tij, koalicioni po humbet qëllimin e objektivit primar. Tillerson u bëri thirrje aleatëve që të lënë mënjanë rivalitete­t dhe të bashkohen e të përqendroh­en në detyrën e tyre: eliminimin e grupit ekstremist nga Iraku dhe Siria. Administra­ta amerikane e ka quajtur këtë një moment kritik. Lufta e Turqisë ndaj kurdëve, të mbështetur prej SHBA- ve, konsideroh­et një shpërqendr­im në aleancë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania