Panorama (Albania)

Izrael, Policia kërkon ngritjen e akuzave ndaj Netanjahut

-

Policia izraelite njoftoi të martën se kishte prova të mjaftueshm­e që tregonin se Kryeminist­ri Benjamin Netanjahu ka marrë ryshfet në dy raste të veçanta dhe veproi kundër interesave publike. Të dyja rastet janë quajtur “Çështja 1000”, në të cilin Netanjahu dyshohet se pranon dhurata bujare nga persona të pasur, në këmbim të avancimit të interesave të tyre dhe “Çështja 2000”, ku thuhet se Netanjahu u përpoq të bënte një marrëveshj­e që do t’i jepte atij një pozicion pozitiv mbulimi në gazetën e dytë më të madhe të Izraelit, “Yedioth Ahronoth”, në këmbim të dëmtimit të rivalit të tij të lirë, Israel Hayom. Sipas Policisë, në “Çështjen 1000”, Netanjahu mori shampanjë, puro, bizhuteri dhe veshje, duke i kërkuar në mënyrë sistematik­e, me vlerë mbi 280,000 dollarë. Dhuratat që mori nga prodhuesi izraelitoa­merikan i Hollivudit, Arnon Milchan, u shtuan ndjeshëm pasi Netanjahu u zgjodh kryeminist­ër.

 ??  ?? Benjamin Netanjahu
Benjamin Netanjahu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania